Sure 53 En Nexhm, ajet 1 – 18
-
وَالنَّجْمِ إِذَا هَوَىٰ
Betohem në yllin kur perëndon,
53:1 -
مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمْ وَمَا غَوَىٰ
se shoku juaj (Muhamedi a.s.) nuk ka humbur e nuk ka devijuar!
53:2 -
وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَىٰ
Ai nuk flet sipas qejfit të vet,
53:3 -
إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَىٰ
por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.
53:4 -
عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَىٰ
Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhebraili),
53:5 -
ذُو مِرَّةٍ فَاسْتَوَىٰ
mendjelartë, që iu paraqit qartë,
53:6 -
وَهُوَ بِالْأُفُقِ الْأَعْلَىٰ
në horizontin më të lartë.
53:7 -
ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ
Pastaj iu afrua e iu lëshua,
53:8 -
فَكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ أَوْ أَدْنَىٰ
sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër,
53:9 -
فَأَوْحَىٰ إِلَىٰ عَبْدِهِ مَا أَوْحَىٰ
e i shpalli robit të Allahut, atë që i shpalli.
53:10 -
مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَىٰ
Zemra (e Muhamedit) nuk gënjen për atë që ka parë.
53:11 -
أَفَتُمَارُونَهُ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ
Vallë, a do ta kundërshtonit atë për çfarë ka parë,
53:12 -
وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً أُخْرَىٰ
ndërkohë që ai e ka parë atë edhe një herë tjetër,
53:13 -
عِنْدَ سِدْرَةِ الْمُنْتَهَىٰ
te Sidretul Munteha-ja,
53:14 -
عِنْدَهَا جَنَّةُ الْمَأْوَىٰ
ku ndodhet Xheneti i Strehimit.
53:15 -
إِذْ يَغْشَى السِّدْرَةَ مَا يَغْشَىٰ
Kur Sidrën çfarë nuk e mbulonte?!
53:16 -
مَا زَاغَ الْبَصَرُ وَمَا طَغَىٰ
Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën,
53:17 -
لَقَدْ رَأَىٰ مِنْ آيَاتِ رَبِّهِ الْكُبْرَىٰ
por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij!
53:18
Përkthim: Hasan Nahi