Sure 23 El Muminun
-
قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ
Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët,
23:1 -
الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ
të cilët janë të përulur në namazin e tyre,
23:2 -
وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ
të cilët shmangen nga fjalët e kota,
23:3 -
وَالَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَاةِ فَاعِلُونَ
të cilët japin zekatin,
23:4 -
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ
të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),
23:5 -
إِلَّا عَلَىٰ أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ
përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim dhe, për këtë, nuk janë fajtorë,
23:6 -
فَمَنِ ابْتَغَىٰ وَرَاءَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْعَادُونَ
ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve),
23:7 -
وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ
të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra
23:8 -
وَالَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَوَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ
dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet.
23:9 -
أُولَٰئِكَ هُمُ الْوَارِثُونَ
Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët,
23:10 -
الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht.
23:11 -
وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ مِنْ سُلَالَةٍ مِنْ طِينٍ
Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun prej palcës së baltës,
23:12 -
ثُمَّ جَعَلْنَاهُ نُطْفَةً فِي قَرَارٍ مَكِينٍ
e pastaj, e bëmë atë pikë fare dhe e vumë në një vend të sigurt (mitër).
23:13 -
ثُمَّ خَلَقْنَا النُّطْفَةَ عَلَقَةً فَخَلَقْنَا الْعَلَقَةَ مُضْغَةً فَخَلَقْنَا الْمُضْغَةَ عِظَامًا فَكَسَوْنَا الْعِظَامَ لَحْمًا ثُمَّ أَنْشَأْنَاهُ خَلْقًا آخَرَ ۚ فَتَبَارَكَ اللَّهُ أَحْسَنُ الْخَالِقِينَ
E mandej, pikën e farës e bëmë droçkë gjaku, e pastaj e bëmë copëz mishi pa formë; mandej, me atë mish bëmë eshtrat, pastaj i veshëm eshtrat me mish dhe pastaj e bëmë atë (njeriun) krijesë tjetër (duke i futur shpirtin). Qoftë lartësuar Allahu, Krijuesi më i përsosur!
23:14 -
ثُمَّ إِنَّكُمْ بَعْدَ ذَٰلِكَ لَمَيِّتُونَ
Mandej, pas kësaj ju do të vdisni,
23:15 -
ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ تُبْعَثُونَ
pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit.
23:16 -
وَلَقَدْ خَلَقْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعَ طَرَائِقَ وَمَا كُنَّا عَنِ الْخَلْقِ غَافِلِينَ
Ne kemi krijuar mbi ju shtatë qiej dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj krijesave Tona.
23:17 -
وَأَنْزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً بِقَدَرٍ فَأَسْكَنَّاهُ فِي الْأَرْضِ ۖ وَإِنَّا عَلَىٰ ذَهَابٍ بِهِ لَقَادِرُونَ
Ne zbresim ujë nga qielli me masë të caktuar, pastaj e depozitojmë atë në Tokë. Por, nëse dëshirojmë, Ne jemi në gjendje ta heqim atë tërësisht.
23:18 -
فَأَنْشَأْنَا لَكُمْ بِهِ جَنَّاتٍ مِنْ نَخِيلٍ وَأَعْنَابٍ لَكُمْ فِيهَا فَوَاكِهُ كَثِيرَةٌ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ
Nëpërmjet tij (ujit), Ne bëjmë për ju kopshte hurmash dhe rrushi, ku ka shumë fruta për të ngrënë,
23:19 -
وَشَجَرَةً تَخْرُجُ مِنْ طُورِ سَيْنَاءَ تَنْبُتُ بِالدُّهْنِ وَصِبْغٍ لِلْآكِلِينَ
si dhe pemën që rritet në malin e Sinait e që u jep vaj dhe mëlmesë, atyre që e hanë.
23:20
Përkthim: Hasan Nahi