Sure 94 Esh Sherh, ajet 1 – 8
-
أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ
Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)
94:1 -
وَوَضَعْنَا عَنْكَ وِزْرَكَ
dhe ta hoqëm barrën,
94:2 -
الَّذِي أَنْقَضَ ظَهْرَكَ
e cila ta rëndonte tepër kurrizin,
94:3 -
وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ
dhe ta ngritëm lart emrin?!
94:4 -
فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا
Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!
94:5 -
إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا
Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!
94:6 -
فَإِذَا فَرَغْتَ فَانْصَبْ
Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim)
94:7 -
وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَارْغَبْ
dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!
94:8
Përkthim: Hasan Nahi