Sure 90 El Beled, ajet 1 – 20

  1. لَا أُقْسِمُ بِهَٰذَا الْبَلَدِ

    Betohem për këtë vend,

    90:1
  2. وَأَنْتَ حِلٌّ بِهَٰذَا الْبَلَدِ

    në të cilin ti je i lirë (o Muhamed),

    90:2
  3. وَوَالِدٍ وَمَا وَلَدَ

    dhe për atë që lind e për atë që është i lindur,

    90:3
  4. لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ فِي كَبَدٍ

    se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!

    90:4
  5. أَيَحْسَبُ أَنْ لَنْ يَقْدِرَ عَلَيْهِ أَحَدٌ

    A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë?

    90:5
  6. يَقُولُ أَهْلَكْتُ مَالًا لُبَدًا

    Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”

    90:6
  7. أَيَحْسَبُ أَنْ لَمْ يَرَهُ أَحَدٌ

    Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush?

    90:7
  8. أَلَمْ نَجْعَلْ لَهُ عَيْنَيْنِ

    A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,

    90:8
  9. وَلِسَانًا وَشَفَتَيْنِ

    edhe gjuhë, edhe dy buzë,

    90:9
  10. وَهَدَيْنَاهُ النَّجْدَيْنِ

    dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?

    90:10
  11. فَلَا اقْتَحَمَ الْعَقَبَةَ

    Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë!

    90:11
  12. وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْعَقَبَةُ

    E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë?

    90:12
  13. فَكُّ رَقَبَةٍ

    Ajo është të lirosh një skllav

    90:13
  14. أَوْ إِطْعَامٌ فِي يَوْمٍ ذِي مَسْغَبَةٍ

    ose të ushqesh në një ditë zie

    90:14
  15. يَتِيمًا ذَا مَقْرَبَةٍ

    jetimin e afërm

    90:15
  16. أَوْ مِسْكِينًا ذَا مَتْرَبَةٍ

    ose të varfrin e mjerë.

    90:16
  17. ثُمَّ كَانَ مِنَ الَّذِينَ آمَنُوا وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ وَتَوَاصَوْا بِالْمَرْحَمَةِ

    Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.

    90:17
  18. أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْمَيْمَنَةِ

    Këta janë njerëzit e krahut të djathtë.

    90:18
  19. وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِنَا هُمْ أَصْحَابُ الْمَشْأَمَةِ

    Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë.

    90:19
  20. عَلَيْهِمْ نَارٌ مُؤْصَدَةٌ

    Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.

    90:20

Përkthim: Hasan Nahi