Sure 8 El Enfal, ajet 49 – 58
-
إِذْ يَقُولُ الْمُنَافِقُونَ وَالَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ غَرَّ هَٰؤُلَاءِ دِينُهُمْ ۗ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَإِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Hipokritët dhe ata që kishin sëmundje (dyshim) në zemrat e veta, thoshin: “Këta i ka mashtruar feja e tyre!” Por ai që mbështetet tek Allahu, me të vërtetë, do ta gjejë Atë të Plotfuqishëm dhe të Urtë.
8:49 -
وَلَوْ تَرَىٰ إِذْ يَتَوَفَّى الَّذِينَ كَفَرُوا ۙ الْمَلَائِكَةُ يَضْرِبُونَ وُجُوهَهُمْ وَأَدْبَارَهُمْ وَذُوقُوا عَذَابَ الْحَرِيقِ
Eh,sikur të shihje se si engjëjt ua marrin shpirtrat mohuesve! I godasin ata në fytyrë dhe shpinë (duke u thënë): “Shijoni dënimin e zjarrit!
8:50 -
ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيكُمْ وَأَنَّ اللَّهَ لَيْسَ بِظَلَّامٍ لِلْعَبِيدِ
Kjo është për shkak të asaj që keni bërë me duart tuaja, sepse Allahu nuk është i padrejtë me robërit e Vet!”
8:51 -
كَدَأْبِ آلِ فِرْعَوْنَ ۙ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّهِ فَأَخَذَهُمُ اللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ قَوِيٌّ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Kështu u ndodhi edhe ithtarëve të Faraonit dhe atyre që kanë qenë para tyre. Ata i mohuan shpalljet e Allahut dhe Ai i dënoi për shkak të gjynaheve të tyre. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.
8:52 -
ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ لَمْ يَكُ مُغَيِّرًا نِعْمَةً أَنْعَمَهَا عَلَىٰ قَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ ۙ وَأَنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
8:53 -
كَدَأْبِ آلِ فِرْعَوْنَ ۙ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ كَذَّبُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ فَأَهْلَكْنَاهُمْ بِذُنُوبِهِمْ وَأَغْرَقْنَا آلَ فِرْعَوْنَ ۚ وَكُلٌّ كَانُوا ظَالِمِينَ
(Sjelljet e jobesimtarëve të Mekës) ngjajnë me sjelljet e ithtarëve të Faraonit dhe të të tjerëve që jetuan para tyre. Ata i përgënjeshtruan shpalljet e Zotit të tyre dhe kështu Ne i shkatërruam për shkak të gjynaheve të tyre, ndërsa ithtarët e Faraonit i fundosëm. Të gjithë ata ishin keqbërës.
8:54 -
إِنَّ شَرَّ الدَّوَابِّ عِنْدَ اللَّهِ الَّذِينَ كَفَرُوا فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ
Krijesat më të këqija tek Allahu janë ata që mohojnë dhe që nuk do të besojnë;
8:55 -
الَّذِينَ عَاهَدْتَ مِنْهُمْ ثُمَّ يَنْقُضُونَ عَهْدَهُمْ فِي كُلِّ مَرَّةٍ وَهُمْ لَا يَتَّقُونَ
janë ata me të cilët ke bërë marrëveshje, por që çdo herë e shkelin atë dhe nuk i frikësohen Allahut.
8:56 -
فَإِمَّا تَثْقَفَنَّهُمْ فِي الْحَرْبِ فَشَرِّدْ بِهِمْ مَنْ خَلْفَهُمْ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ
Nëse ti i ndesh ata në luftë, shpartalloji, që të vënë mend ata që vijnë pas tyre.
8:57 -
وَإِمَّا تَخَافَنَّ مِنْ قَوْمٍ خِيَانَةً فَانْبِذْ إِلَيْهِمْ عَلَىٰ سَوَاءٍ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْخَائِنِينَ
Nëse ke frikë se ndonjë fis e thyen besën, edhe ti prishja marrëveshjen me të njëjtën mënyrë, sepse Allahu nuk i do ata që tradhtojnë.
8:58
Përkthim: Hasan Nahi