Sure 89 El Fexhr, ajet 6 – 14
-
أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ
Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad,
89:6 -
إِرَمَ ذَاتِ الْعِمَادِ
banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe,
89:7 -
الَّتِي لَمْ يُخْلَقْ مِثْلُهَا فِي الْبِلَادِ
të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?!
89:8 -
وَثَمُودَ الَّذِينَ جَابُوا الصَّخْرَ بِالْوَادِ
Dhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)?
89:9 -
وَفِرْعَوْنَ ذِي الْأَوْتَادِ
Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerëzit)?
89:10 -
الَّذِينَ طَغَوْا فِي الْبِلَادِ
Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre,
89:11 -
فَأَكْثَرُوا فِيهَا الْفَسَادَ
duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin,
89:12 -
فَصَبَّ عَلَيْهِمْ رَبُّكَ سَوْطَ عَذَابٍ
prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit.
89:13 -
إِنَّ رَبَّكَ لَبِالْمِرْصَادِ
Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!
89:14
Përkthim: Hasan Nahi