Sure 89 El Fexhr, ajet 1 – 9
-
وَالْفَجْرِ
Betohem për muzgun e agimit
89:1 -
وَلَيَالٍ عَشْرٍ
dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!
89:2 -
وَالشَّفْعِ وَالْوَتْرِ
Betohem për çiftin dhe tekun
89:3 -
وَاللَّيْلِ إِذَا يَسْرِ
dhe për natën kur largohet!
89:4 -
هَلْ فِي ذَٰلِكَ قَسَمٌ لِذِي حِجْرٍ
A nuk janë këto betime të mëdha për njerëzit e mençur?!
89:5 -
أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ
Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad,
89:6 -
إِرَمَ ذَاتِ الْعِمَادِ
banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe,
89:7 -
الَّتِي لَمْ يُخْلَقْ مِثْلُهَا فِي الْبِلَادِ
të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?!
89:8 -
وَثَمُودَ الَّذِينَ جَابُوا الصَّخْرَ بِالْوَادِ
Dhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)?
89:9
Përkthim: Hasan Nahi