Sure 87 El A’la, ajet 1 – 8

  1. سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ الْأَعْلَى

    Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit,

    87:1
  2. الَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ

    që ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjesëtuar drejt;

    87:2
  3. وَالَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ

    që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën;

    87:3
  4. وَالَّذِي أَخْرَجَ الْمَرْعَىٰ

    që bën të rriten kullotat

    87:4
  5. فَجَعَلَهُ غُثَاءً أَحْوَىٰ

    dhe pastaj të shndërrohen, të thahen e të vyshken.

    87:5
  6. سَنُقْرِئُكَ فَلَا تَنْسَىٰ

    Ne do të të bëjmë ty (Muhamed) të lexosh (Shpalljet Tona), kështu që nuk ke për të harruar,

    87:6
  7. إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ ۚ إِنَّهُ يَعْلَمُ الْجَهْرَ وَمَا يَخْفَىٰ

    përveç asaj që do Allahu. Vërtet, Ai e di të dukshmen dhe çka është e fshehtë.

    87:7
  8. وَنُيَسِّرُكَ لِلْيُسْرَىٰ

    Do të ta lehtësojmë ty rrugën e drejtë,

    87:8

Përkthim: Hasan Nahi