Sure 86 Et Tarik, ajet 1 – 17

  1. وَالسَّمَاءِ وَالطَّارِقِ

    Për qiellin dhe për vizitorin e natës!

    86:1
  2. وَمَا أَدْرَاكَ مَا الطَّارِقُ

    E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është vizitori i natës?

    86:2
  3. النَّجْمُ الثَّاقِبُ

    Ai është ylli që shpon terrin.

    86:3
  4. إِنْ كُلُّ نَفْسٍ لَمَّا عَلَيْهَا حَافِظٌ

    Për çdo njeri ka mbikëqyrës.

    86:4
  5. فَلْيَنْظُرِ الْإِنْسَانُ مِمَّ خُلِقَ

    Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar:

    86:5
  6. خُلِقَ مِنْ مَاءٍ دَافِقٍ

    është krijuar prej një lëngu që hidhet

    86:6
  7. يَخْرُجُ مِنْ بَيْنِ الصُّلْبِ وَالتَّرَائِبِ

    e që del ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve.

    86:7
  8. إِنَّهُ عَلَىٰ رَجْعِهِ لَقَادِرٌ

    Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm për ta kthyer (në jetë) atë

    86:8
  9. يَوْمَ تُبْلَى السَّرَائِرُ

    ditën, kur do të zbulohen të fshehtat,

    86:9
  10. فَمَا لَهُ مِنْ قُوَّةٍ وَلَا نَاصِرٍ

    kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.

    86:10
  11. وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الرَّجْعِ

    Për qiellin që kthehet pareshtur

    86:11
  12. وَالْأَرْضِ ذَاتِ الصَّدْعِ

    dhe për Tokën që plasaritet,

    86:12
  13. إِنَّهُ لَقَوْلٌ فَصْلٌ

    që kjo është një Fjalë ndarëse,

    86:13
  14. وَمَا هُوَ بِالْهَزْلِ

    dhe nuk është aspak shaka!

    86:14
  15. إِنَّهُمْ يَكِيدُونَ كَيْدًا

    Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe,

    86:15
  16. وَأَكِيدُ كَيْدًا

    por dhe Unë ua pres me kurth.

    86:16
  17. فَمَهِّلِ الْكَافِرِينَ أَمْهِلْهُمْ رُوَيْدًا

    Prandaj, jepu pak afat jobesimtarëve, lëri të qetë edhe për pak.

    86:17

Përkthim: Hasan Nahi