Sure 80 Abese, ajet 24 – 32
-
فَلْيَنْظُرِ الْإِنْسَانُ إِلَىٰ طَعَامِهِ
Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet:
80:24 -
أَنَّا صَبَبْنَا الْمَاءَ صَبًّا
Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk,
80:25 -
ثُمَّ شَقَقْنَا الْأَرْضَ شَقًّا
pastaj e çajmë tokën në thellësi
80:26 -
فَأَنْبَتْنَا فِيهَا حَبًّا
dhe nxjerrim prej saj drithërat,
80:27 -
وَعِنَبًا وَقَضْبًا
rrushin e perimet,
80:28 -
وَزَيْتُونًا وَنَخْلًا
ullirin e palmat,
80:29 -
وَحَدَائِقَ غُلْبًا
kopshtet e dendura,
80:30 -
وَفَاكِهَةً وَأَبًّا
pemët dhe gjithë barërat,
80:31 -
مَتَاعًا لَكُمْ وَلِأَنْعَامِكُمْ
që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.
80:32
Përkthim: Hasan Nahi