Sure 79 En Naziat, ajet 27 – 46

  1. أَأَنْتُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَمِ السَّمَاءُ ۚ بَنَاهَا

    Cili është më i vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit, të cilin Ai e ndërtoi,

    79:27
  2. رَفَعَ سَمْكَهَا فَسَوَّاهَا

    ia ngriti lart kupën dhe e përsosi.

    79:28
  3. وَأَغْطَشَ لَيْلَهَا وَأَخْرَجَ ضُحَاهَا

    Netët i bëri të errëta, kurse ditët të ndritshme.

    79:29
  4. وَالْأَرْضَ بَعْدَ ذَٰلِكَ دَحَاهَا

    Pastaj e shtriu rrafsh Tokën,

    79:30
  5. أَخْرَجَ مِنْهَا مَاءَهَا وَمَرْعَاهَا

    dhe, nga ajo nxori ujërat dhe bëri kullotat,

    79:31
  6. وَالْجِبَالَ أَرْسَاهَا

    kurse malet i bëri të patundshme,

    79:32
  7. مَتَاعًا لَكُمْ وَلِأَنْعَامِكُمْ

    që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.

    79:33
  8. فَإِذَا جَاءَتِ الطَّامَّةُ الْكُبْرَىٰ

    Kur të arrijë gjëma më e madhe,

    79:34
  9. يَوْمَ يَتَذَكَّرُ الْإِنْسَانُ مَا سَعَىٰ

    atë Ditë njeriu do të kujtojë gjithçka që ka bërë

    79:35
  10. وَبُرِّزَتِ الْجَحِيمُ لِمَنْ يَرَىٰ

    dhe Zjarri flakërues do t’i tregohet çdokujt që sheh.

    79:36
  11. فَأَمَّا مَنْ طَغَىٰ

    Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka

    79:37
  12. وَآثَرَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا

    dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote,

    79:38
  13. فَإِنَّ الْجَحِيمَ هِيَ الْمَأْوَىٰ

    sigurisht që do të ketë për strehë Xhehenemin.

    79:39
  14. وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنِ الْهَوَىٰ

    Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat,

    79:40
  15. فَإِنَّ الْجَنَّةَ هِيَ الْمَأْوَىٰ

    pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.

    79:41
  16. يَسْأَلُونَكَ عَنِ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا

    Të pyesin ty për Orën (e Kiametit) se kur do të ndodhë.

    79:42
  17. فِيمَ أَنْتَ مِنْ ذِكْرَاهَا

    Çfarë rëndësie ka për ty që ta përmendësh atë?

    79:43
  18. إِلَىٰ رَبِّكَ مُنْتَهَاهَا

    Tek Zoti yt është fundi i (dijenisë rreth) saj.

    79:44
  19. إِنَّمَا أَنْتَ مُنْذِرُ مَنْ يَخْشَاهَا

    Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i frikësohen asaj.

    79:45
  20. كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَهَا لَمْ يَلْبَثُوا إِلَّا عَشِيَّةً أَوْ ضُحَاهَا

    Ditën kur do ta shohin atë, (njerëzve) do t’u duket se kanë qëndruar (në Tokë) veç një mbrëmje apo një mëngjes.

    79:46

Përkthim: Hasan Nahi