Sure 79 En Naziat, ajet 1 – 26
-
وَالنَّازِعَاتِ غَرْقًا
Për ata (engjëj) që marrin me forcë,
79:1 -
وَالنَّاشِطَاتِ نَشْطًا
për ata që marrin butësisht,
79:2 -
وَالسَّابِحَاتِ سَبْحًا
për ata që notojnë në hapësirë,
79:3 -
فَالسَّابِقَاتِ سَبْقًا
për ata që nxitojnë,
79:4 -
فَالْمُدَبِّرَاتِ أَمْرًا
dhe për ata që i rregullojnë punët!
79:5 -
يَوْمَ تَرْجُفُ الرَّاجِفَةُ
Ditën kur do të dridhet gjithçka nga ushtima (që lajmëron Kiametin),
79:6 -
تَتْبَعُهَا الرَّادِفَةُ
e cila do ta ndiqet nga një e dytë,
79:7 -
قُلُوبٌ يَوْمَئِذٍ وَاجِفَةٌ
disa zemra do të jenë të mbushura me tmerr
79:8 -
أَبْصَارُهَا خَاشِعَةٌ
e shikimet e tyre do të bien përdhe.
79:9 -
يَقُولُونَ أَإِنَّا لَمَرْدُودُونَ فِي الْحَافِرَةِ
Ata thonë: “Vallë, vërtet do të rikthehemi në jetë?!
79:10 -
أَإِذَا كُنَّا عِظَامًا نَخِرَةً
A thua, edhe kur të bëhemi eshtra të thërrmuara?!”
79:11 -
قَالُوا تِلْكَ إِذًا كَرَّةٌ خَاسِرَةٌ
Dhe thonë: “Po qe kështu, atëherë ky kthim do të jetë humbje (për ne)!”
79:12 -
فَإِنَّمَا هِيَ زَجْرَةٌ وَاحِدَةٌ
Por, ajo do të jetë veç një fryrje e vetme (e Surit)
79:13 -
فَإِذَا هُمْ بِالسَّاهِرَةِ
dhe ata përnjëherësh do të brofin (të ringjallur).
79:14 -
هَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ مُوسَىٰ
A e ke dëgjuar (o Muhamed) historinë e Musait?
79:15 -
إِذْ نَادَاهُ رَبُّهُ بِالْوَادِ الْمُقَدَّسِ طُوًى
Zoti i tij e thirri në luginën e shenjtë të Tuvas dhe i tha:
79:16 -
اذْهَبْ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَىٰ
“Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, ka kaluar çdo kufi;
79:17 -
فَقُلْ هَلْ لَكَ إِلَىٰ أَنْ تَزَكَّىٰ
dhe thuaji: “A do ta pastrosh veten,
79:18 -
وَأَهْدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخْشَىٰ
dhe të të udhëzoj te Zoti yt, që t’i frikësohesh?”
79:19 -
فَأَرَاهُ الْآيَةَ الْكُبْرَىٰ
Musai ia tregoi mrekullinë më të madhe,
79:20 -
فَكَذَّبَ وَعَصَىٰ
por ai (Faraoni) e mohoi dhe e kundërshtoi.
79:21 -
ثُمَّ أَدْبَرَ يَسْعَىٰ
Pastaj i ktheu shpinën, duke u përpjekur (kundër së vërtetës)
79:22 -
فَحَشَرَ فَنَادَىٰ
dhe tuboi njerëzit e u deklaroi:
79:23 -
فَقَالَ أَنَا رَبُّكُمُ الْأَعْلَىٰ
“Unë jam zoti juaj më i lartë!”
79:24 -
فَأَخَذَهُ اللَّهُ نَكَالَ الْآخِرَةِ وَالْأُولَىٰ
Prandaj Allahu e goditi atë me dënim në jetën tjetër dhe në këtë jetë.
79:25 -
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبْرَةً لِمَنْ يَخْشَىٰ
Kjo është këshillë për ata që i frikësohen Allahut.
79:26
Përkthim: Hasan Nahi