Sure 77 El Murselat, ajet 40 – 50
-
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
77:40 -
إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي ظِلَالٍ وَعُيُونٍ
Punëdrejtët do të jenë mes hijesh e burimesh,
77:41 -
وَفَوَاكِهَ مِمَّا يَشْتَهُونَ
si dhe frutash nga ato që dëshirojnë.
77:42 -
كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ
(Do t’u thuhet) “Hani e pini e ju bëftë mirë, (si shpërblim) për atë që keni punuar.”
77:43 -
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ
Kështu i shpërblejmë Ne ata, që bëjnë vepra të mira.
77:44 -
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
77:45 -
كُلُوا وَتَمَتَّعُوا قَلِيلًا إِنَّكُمْ مُجْرِمُونَ
Hani dhe kënaquni për pak kohë! Ju jeni keqbërës!
77:46 -
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
77:47 -
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ارْكَعُوا لَا يَرْكَعُونَ
Kur atyre u thuhej: “Përkuluni (në namaz para Allahut)!” ata nuk përkuleshin.
77:48 -
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!
77:49 -
فَبِأَيِّ حَدِيثٍ بَعْدَهُ يُؤْمِنُونَ
Në çfarë shpallje tjetër do të besojnë ata, pas këtij (Kurani)?!
77:50
Përkthim: Hasan Nahi