Sure 74 El Mudethir, ajet 32 – 56

  1. كَلَّا وَالْقَمَرِ

    Kurrsesi! Betohem për Hënën,

    74:32
  2. وَاللَّيْلِ إِذْ أَدْبَرَ

    për natën që largohet

    74:33
  3. وَالصُّبْحِ إِذَا أَسْفَرَ

    e për agimin që zbardhëllon

    74:34
  4. إِنَّهَا لَإِحْدَى الْكُبَرِ

    se ai (Xhehenemi) është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha,

    74:35
  5. نَذِيرًا لِلْبَشَرِ

    paralajmërim për njerëzit,

    74:36
  6. لِمَنْ شَاءَ مِنْكُمْ أَنْ يَتَقَدَّمَ أَوْ يَتَأَخَّرَ

    për ata nga ju që dëshirojnë të ecin përpara (me vepra të mira) ose të kthehen mbrapsht (me vepra të këqija).

    74:37
  7. كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ رَهِينَةٌ

    Çdo njeri është peng i veprave të veta,

    74:38
  8. إِلَّا أَصْحَابَ الْيَمِينِ

    përveç njerëzve të krahut të djathtë;

    74:39
  9. فِي جَنَّاتٍ يَتَسَاءَلُونَ

    të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin

    74:40
  10. عَنِ الْمُجْرِمِينَ

    për keqbërësit:

    74:41
  11. مَا سَلَكَكُمْ فِي سَقَرَ

    “Çfarë ju ka sjellë në Sekar?”

    74:42
  12. قَالُوا لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ

    Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz

    74:43
  13. وَلَمْ نَكُ نُطْعِمُ الْمِسْكِينَ

    dhe as prej atyre që i ushqenin të varfrit.

    74:44
  14. وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ الْخَائِضِينَ

    Ne lëshoheshim në biseda të kota me llafazanët

    74:45
  15. وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوْمِ الدِّينِ

    dhe mohonim Ditën e Llogarisë,

    74:46
  16. حَتَّىٰ أَتَانَا الْيَقِينُ

    derisa na erdhi vdekja.”

    74:47
  17. فَمَا تَنْفَعُهُمْ شَفَاعَةُ الشَّافِعِينَ

    Prandaj, kurrfarë ndërmjetësimi i cilitdo ndërmjetësuesi nuk do t’i ndihmojë ata.

    74:48
  18. فَمَا لَهُمْ عَنِ التَّذْكِرَةِ مُعْرِضِينَ

    Atëherë, përse shmangen ata nga këshillimi,

    74:49
  19. كَأَنَّهُمْ حُمُرٌ مُسْتَنْفِرَةٌ

    sikur të ishin gomarë të egër

    74:50
  20. فَرَّتْ مِنْ قَسْوَرَةٍ

    e të frikësuar që ikin prej luanit?!

    74:51
  21. بَلْ يُرِيدُ كُلُّ امْرِئٍ مِنْهُمْ أَنْ يُؤْتَىٰ صُحُفًا مُنَشَّرَةً

    Vërtet, çdonjëri prej tyre kërkon që t’i jepen shkrime të hapura (nga Zoti).

    74:52
  22. كَلَّا ۖ بَلْ لَا يَخَافُونَ الْآخِرَةَ

    Kurrsesi, pasi ata nuk i frikësohen jetës tjetër!

    74:53
  23. كَلَّا إِنَّهُ تَذْكِرَةٌ

    Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,

    74:54
  24. فَمَنْ شَاءَ ذَكَرَهُ

    prandaj, kush të dojë, le t’ia vërë veshin!

    74:55
  25. وَمَا يَذْكُرُونَ إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ ۚ هُوَ أَهْلُ التَّقْوَىٰ وَأَهْلُ الْمَغْفِرَةِ

    Por atij ia vënë veshin vetëm ata që do Allahu. Vetëm Ai është i Denjë për t’u pasur frikë dhe vetëm Ai është i Denjë për të falur.

    74:56

Përkthim: Hasan Nahi