Sure 73 El Muzzemmil, ajet 1 – 19

  1. يَا أَيُّهَا الْمُزَّمِّلُ

    O ti i mbuluar (o Muhamed)!

    73:1
  2. قُمِ اللَّيْلَ إِلَّا قَلِيلًا

    Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj,

    73:2
  3. نِصْفَهُ أَوِ انْقُصْ مِنْهُ قَلِيلًا

    që është gjysma ose diçka më pak

    73:3
  4. أَوْ زِدْ عَلَيْهِ وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتِيلًا

    a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë,

    73:4
  5. إِنَّا سَنُلْقِي عَلَيْكَ قَوْلًا ثَقِيلًا

    sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë.

    73:5
  6. إِنَّ نَاشِئَةَ اللَّيْلِ هِيَ أَشَدُّ وَطْئًا وَأَقْوَمُ قِيلًا

    Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse,

    73:6
  7. إِنَّ لَكَ فِي النَّهَارِ سَبْحًا طَوِيلًا

    ngaqë ti ditën je vërtet shumë i zënë.

    73:7
  8. وَاذْكُرِ اسْمَ رَبِّكَ وَتَبَتَّلْ إِلَيْهِ تَبْتِيلًا

    Prandaj, përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij!

    73:8
  9. رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَاتَّخِذْهُ وَكِيلًا

    Ai është Zot i lindjes dhe i perëndimit, s’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, drejtoju Atij si rregullues i punëve të tua!

    73:9
  10. وَاصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَاهْجُرْهُمْ هَجْرًا جَمِيلًا

    Duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme!

    73:10
  11. وَذَرْنِي وَالْمُكَذِّبِينَ أُولِي النَّعْمَةِ وَمَهِّلْهُمْ قَلِيلًا

    Lërmi Mua ata që të quajnë gënjeshtar e që jetojnë në luks dhe jepu pak afat atyre,

    73:11
  12. إِنَّ لَدَيْنَا أَنْكَالًا وَجَحِيمًا

    se, pa dyshim, Ne kemi përgatitur për ata pranga, zjarr flakërues,

    73:12
  13. وَطَعَامًا ذَا غُصَّةٍ وَعَذَابًا أَلِيمًا

    ushqime që ngecin në fyt dhe dënime të dhembshme

    73:13
  14. يَوْمَ تَرْجُفُ الْأَرْضُ وَالْجِبَالُ وَكَانَتِ الْجِبَالُ كَثِيبًا مَهِيلًا

    në Ditën, kur Toka dhe malet dridhen e bëhen si pirgje rëre të lëvizshme.

    73:14
  15. إِنَّا أَرْسَلْنَا إِلَيْكُمْ رَسُولًا شَاهِدًا عَلَيْكُمْ كَمَا أَرْسَلْنَا إِلَىٰ فِرْعَوْنَ رَسُولًا

    Ne, me të vërtetë, ju kemi sjellë një të Dërguar dëshmitar mbi ju, ashtu siç ia çuam një të dërguar Faraonit,

    73:15
  16. فَعَصَىٰ فِرْعَوْنُ الرَّسُولَ فَأَخَذْنَاهُ أَخْذًا وَبِيلًا

    por Faraoni nuk e dëgjoi të Dërguarin, andaj i çuam dënim të rëndë.

    73:16
  17. فَكَيْفَ تَتَّقُونَ إِنْ كَفَرْتُمْ يَوْمًا يَجْعَلُ الْوِلْدَانَ شِيبًا

    Qysh do të mbroheni ju, nëse mbeteni jobesimtarë, Ditën në të cilën fëmijët do të thinjen?

    73:17
  18. السَّمَاءُ مُنْفَطِرٌ بِهِ ۚ كَانَ وَعْدُهُ مَفْعُولًا

    Atë ditë qielli do të çahet e premtimi i Zotit do të përmbushet.

    73:18
  19. إِنَّ هَٰذِهِ تَذْكِرَةٌ ۖ فَمَنْ شَاءَ اتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِ سَبِيلًا

    Në të vërtetë, kjo është këshillë, prandaj, kush dëshiron, le të zgjedhë rrugën e drejtë që e çon te Zoti i tij.

    73:19

Përkthim: Hasan Nahi