Sure 70 El Mearixh, ajet 36 – 44
-
فَمَالِ الَّذِينَ كَفَرُوا قِبَلَكَ مُهْطِعِينَ
Ç’është kështu me jobesimtarët, që nxitojnë drejt teje
70:36 -
عَنِ الْيَمِينِ وَعَنِ الشِّمَالِ عِزِينَ
djathtas e majtas, grupe-grupe?!
70:37 -
أَيَطْمَعُ كُلُّ امْرِئٍ مِنْهُمْ أَنْ يُدْخَلَ جَنَّةَ نَعِيمٍ
A mos çdonjëri prej tyre shpreson të hyjë në Kopshtin e Lumturisë?
70:38 -
كَلَّا ۖ إِنَّا خَلَقْنَاهُمْ مِمَّا يَعْلَمُونَ
Kurrsesi! Vërtet që ata e dinë nga çfarë i kemi krijuar!
70:39 -
فَلَا أُقْسِمُ بِرَبِّ الْمَشَارِقِ وَالْمَغَارِبِ إِنَّا لَقَادِرُونَ
Betohem për Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, që Ne jemi të Zotë
70:40 -
عَلَىٰ أَنْ نُبَدِّلَ خَيْرًا مِنْهُمْ وَمَا نَحْنُ بِمَسْبُوقِينَ
t’i ndërrojmë ata me njerëz më të mirë se ata dhe askush nuk na pengon dot.
70:41 -
فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا وَيَلْعَبُوا حَتَّىٰ يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي يُوعَدُونَ
Andaj, lëri ata të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë derisa të përballen me Ditën e tyre që u është premtuar,
70:42 -
يَوْمَ يَخْرُجُونَ مِنَ الْأَجْدَاثِ سِرَاعًا كَأَنَّهُمْ إِلَىٰ نُصُبٍ يُوفِضُونَ
Ditën, në të cilën do të dalin nga varrezat duke vrapuar, sikur të ishin duke nxituar drejt një altari,
70:43 -
خَاشِعَةً أَبْصَارُهُمْ تَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ ۚ ذَٰلِكَ الْيَوْمُ الَّذِي كَانُوا يُوعَدُونَ
me shikim të frikësuar e të kapluar nga poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre!
70:44
Përkthim: Hasan Nahi