Sure 70 El Mearixh, ajet 22 – 35
-
إِلَّا الْمُصَلِّينَ
Përjashtim bëjnë ata që falen,
70:22 -
الَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ دَائِمُونَ
e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre;
70:23 -
وَالَّذِينَ فِي أَمْوَالِهِمْ حَقٌّ مَعْلُومٌ
e që caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre
70:24 -
لِلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ
për lypësin dhe për nevojtarin;
70:25 -
وَالَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوْمِ الدِّينِ
e që besojnë në Ditën e Llogarisë (Gjykimit);
70:26 -
وَالَّذِينَ هُمْ مِنْ عَذَابِ رَبِّهِمْ مُشْفِقُونَ
e që frikësohen nga dënimi i Zotit të tyre,
70:27 -
إِنَّ عَذَابَ رَبِّهِمْ غَيْرُ مَأْمُونٍ
- vërtet që askush nuk është i sigurt prej dënimit të Zotit të vet -;
70:28 -
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ
e që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),
70:29 -
إِلَّا عَلَىٰ أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ
përveçse ndaj bashkëshorteve dhe skllaveve të veta - në këtë rast nuk meritojnë qortim,
70:30 -
فَمَنِ ابْتَغَىٰ وَرَاءَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْعَادُونَ
por kush kërkon jashtë këtyre caqeve, pikërisht ata janë shkelësit -;
70:31 -
وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ
e që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë besëlidhjet e tyre;
70:32 -
وَالَّذِينَ هُمْ بِشَهَادَاتِهِمْ قَائِمُونَ
e që gjithnjë dëshmojnë drejt;
70:33 -
وَالَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ
e që i falin namazet rregullisht.
70:34 -
أُولَٰئِكَ فِي جَنَّاتٍ مُكْرَمُونَ
Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit.
70:35
Përkthim: Hasan Nahi