Sure 70 El Mearixh, ajet 1 – 9

  1. سَأَلَ سَائِلٌ بِعَذَابٍ وَاقِعٍ

    Dikush kërkoi një dënim të shpejtë.

    70:1
  2. لِلْكَافِرِينَ لَيْسَ لَهُ دَافِعٌ

    Për jobesimtarët askush nuk mund ta ndalojë atë (dënim),

    70:2
  3. مِنَ اللَّهِ ذِي الْمَعَارِجِ

    (që vjen) nga Allahu, Zoti i Rrugëve të Ngjitjes.

    70:3
  4. تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ

    Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.

    70:4
  5. فَاصْبِرْ صَبْرًا جَمِيلًا

    Prandaj, duro, me durim të hijshëm.

    70:5
  6. إِنَّهُمْ يَرَوْنَهُ بَعِيدًا

    Ata e mendojnë atë (dënim) të largët,

    70:6
  7. وَنَرَاهُ قَرِيبًا

    kurse Ne e shohim të afërt.

    70:7
  8. يَوْمَ تَكُونُ السَّمَاءُ كَالْمُهْلِ

    Atë Ditë qielli do të bëhet si llumi i vajit

    70:8
  9. وَتَكُونُ الْجِبَالُ كَالْعِهْنِ

    e malet do të bëhen si lesh i shprishur,

    70:9

Përkthim: Hasan Nahi