Sure 56 El Vakia, ajet 75 – 96

  1. فَلَا أُقْسِمُ بِمَوَاقِعِ النُّجُومِ

    Betohem në çastin e perëndimit të yjeve,

    56:75
  2. وَإِنَّهُ لَقَسَمٌ لَوْ تَعْلَمُونَ عَظِيمٌ

    - e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit

    56:76
  3. إِنَّهُ لَقُرْآنٌ كَرِيمٌ

    se ky është vërtet një Kuran i nderuar,

    56:77
  4. فِي كِتَابٍ مَكْنُونٍ

    në Librin e ruajtur.

    56:78
  5. لَا يَمَسُّهُ إِلَّا الْمُطَهَّرُونَ

    Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastrit.

    56:79
  6. تَنْزِيلٌ مِنْ رَبِّ الْعَالَمِينَ

    Ai është Shpallje prej Zotit të botëve.

    56:80
  7. أَفَبِهَٰذَا الْحَدِيثِ أَنْتُمْ مُدْهِنُونَ

    Vallë, një Fjalë të tillë ju e mohoni

    56:81
  8. وَتَجْعَلُونَ رِزْقَكُمْ أَنَّكُمْ تُكَذِّبُونَ

    dhe e bëni detyrën tuaj (të përditshme) ta përgënjeshtroni?!

    56:82
  9. فَلَوْلَا إِذَا بَلَغَتِ الْحُلْقُومَ

    Atëherë, përse kur (dikujt) i vjen (shpirti) në grykë

    56:83
  10. وَأَنْتُمْ حِينَئِذٍ تَنْظُرُونَ

    para syve tuaj,

    56:84
  11. وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْكُمْ وَلَٰكِنْ لَا تُبْصِرُونَ

    - ndërkohë që Ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk e vini re

    56:85
  12. فَلَوْلَا إِنْ كُنْتُمْ غَيْرَ مَدِينِينَ

    përse pra, nëse nuk do të gjykoheni (në jetën e përtejme),

    56:86
  13. تَرْجِعُونَهَا إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ

    ju nuk ia ktheni shpirtin atij? Përgjigjjuni kësaj, nëse thoni të vërtetën!

    56:87
  14. فَأَمَّا إِنْ كَانَ مِنَ الْمُقَرَّبِينَ

    Kështu, nëse ai (në agoni) është nga ata që janë të afërt (me Allahun),

    56:88
  15. فَرَوْحٌ وَرَيْحَانٌ وَجَنَّتُ نَعِيمٍ

    do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit.

    56:89
  16. وَأَمَّا إِنْ كَانَ مِنْ أَصْحَابِ الْيَمِينِ

    E, nëse është nga njerëzit e së djathtës,

    56:90
  17. فَسَلَامٌ لَكَ مِنْ أَصْحَابِ الْيَمِينِ

    (ai do të përshëndetet) “Paqe për ty” nga njerëzit e së djathtës.

    56:91
  18. وَأَمَّا إِنْ كَانَ مِنَ الْمُكَذِّبِينَ الضَّالِّينَ

    Por, nëse (ai në agoni) është nga përgënjeshtruesit e humbur,

    56:92
  19. فَنُزُلٌ مِنْ حَمِيمٍ

    ai do të gostitet me ujë të valuar

    56:93
  20. وَتَصْلِيَةُ جَحِيمٍ

    dhe do të përcëllohet në Zjarrin e flakëruar (të Xhehenemit).

    56:94
  21. إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ الْيَقِينِ

    Pa dyshim, kjo është e Vërteta e sigurt.

    56:95
  22. فَسَبِّحْ بِاسْمِ رَبِّكَ الْعَظِيمِ

    Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!

    56:96

Përkthim: Hasan Nahi