Sure 56 El Vakia, ajet 1 – 14

  1. إِذَا وَقَعَتِ الْوَاقِعَةُ

    Kur të ndodhë Ngjarja (Kiameti),

    56:1
  2. لَيْسَ لِوَقْعَتِهَا كَاذِبَةٌ

    ardhjen e saj askush nuk do ta mohojë.

    56:2
  3. خَافِضَةٌ رَافِعَةٌ

    Disa do t’i ulë e disa do t’i lartësojë.

    56:3
  4. إِذَا رُجَّتِ الْأَرْضُ رَجًّا

    Kur Toka të dridhet fuqishëm,

    56:4
  5. وَبُسَّتِ الْجِبَالُ بَسًّا

    malet të thërrmohen copë-copë

    56:5
  6. فَكَانَتْ هَبَاءً مُنْبَثًّا

    e të shndërrohen në pluhur të shpërndarë,

    56:6
  7. وَكُنْتُمْ أَزْوَاجًا ثَلَاثَةً

    ju, (o njerëz) do të ndaheni në tri grupe:

    56:7
  8. فَأَصْحَابُ الْمَيْمَنَةِ مَا أَصْحَابُ الْمَيْمَنَةِ

    njerëzit e së djathtës - sa të nderuar do të jenë fatlumët!

    56:8
  9. وَأَصْحَابُ الْمَشْأَمَةِ مَا أَصْحَابُ الْمَشْأَمَةِ

    njerëzit e së majtës - sa të poshtëruar do të jenë fatkeqët!

    56:9
  10. وَالسَّابِقُونَ السَّابِقُونَ

    dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet).

    56:10
  11. أُولَٰئِكَ الْمُقَرَّبُونَ

    Ata janë të afërtit (tek Allahu),

    56:11
  12. فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ

    në kopshtet e kënaqësisë.

    56:12
  13. ثُلَّةٌ مِنَ الْأَوَّلِينَ

    Shumica e tyre janë prej të lashtëve,

    56:13
  14. وَقَلِيلٌ مِنَ الْآخِرِينَ

    ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm.

    56:14

Përkthim: Hasan Nahi