Sure 54 El Kamer, ajet 6 – 8
-
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ ۘ يَوْمَ يَدْعُ الدَّاعِ إِلَىٰ شَيْءٍ نُكُرٍ
Prandaj, largohu nga ata (o Profet), deri Ditën kur do t’i thërrasë Lajmëtari në diçka të tmerrshme.
54:6 -
خُشَّعًا أَبْصَارُهُمْ يَخْرُجُونَ مِنَ الْأَجْدَاثِ كَأَنَّهُمْ جَرَادٌ مُنْتَشِرٌ
Me sy të përulur do të dalin nga varret, sikur të ishin karkaleca të shpërndarë,
54:7 -
مُهْطِعِينَ إِلَى الدَّاعِ ۖ يَقُولُ الْكَافِرُونَ هَٰذَا يَوْمٌ عَسِرٌ
duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Atëherë, mohuesit do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë!”
54:8
Përkthim: Hasan Nahi