Sure 52 Et Tur, ajet 1 – 28

  1. وَالطُّورِ

    Betohem për malin Tur (Sina)

    52:1
  2. وَكِتَابٍ مَسْطُورٍ

    dhe Librin e shkruar në rreshta,

    52:2
  3. فِي رَقٍّ مَنْشُورٍ

    në pergamenë të shpalosur

    52:3
  4. وَالْبَيْتِ الْمَعْمُورِ

    dhe Shtëpinë plot vizitorë

    52:4
  5. وَالسَّقْفِ الْمَرْفُوعِ

    dhe kupën e ngritur (të qiellit)

    52:5
  6. وَالْبَحْرِ الْمَسْجُورِ

    dhe detin e mbushur,

    52:6
  7. إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ لَوَاقِعٌ

    se, me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd do të ndodhë

    52:7
  8. مَا لَهُ مِنْ دَافِعٍ

    dhe askush nuk mund ta pengojë.

    52:8
  9. يَوْمَ تَمُورُ السَّمَاءُ مَوْرًا

    Atë Ditë qielli do të lëkundet fuqishëm

    52:9
  10. وَتَسِيرُ الْجِبَالُ سَيْرًا

    e malet do të lëkunden me të madhe nga vendi!

    52:10
  11. فَوَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ

    Atë Ditë, mjerë për jobesimtarët,

    52:11
  12. الَّذِينَ هُمْ فِي خَوْضٍ يَلْعَبُونَ

    që, të zhytur në gënjeshtra, argëtoheshin!

    52:12
  13. يَوْمَ يُدَعُّونَ إِلَىٰ نَارِ جَهَنَّمَ دَعًّا

    Atë Ditë, ata do të hidhen me forcë në zjarrin e Xhehenemit.

    52:13
  14. هَٰذِهِ النَّارُ الَّتِي كُنْتُمْ بِهَا تُكَذِّبُونَ

    (Do t’u thuhet): “Ky është zjarri që e keni mohuar!

    52:14
  15. أَفَسِحْرٌ هَٰذَا أَمْ أَنْتُمْ لَا تُبْصِرُونَ

    A është kjo magji apo nuk shihni?

    52:15
  16. اصْلَوْهَا فَاصْبِرُوا أَوْ لَا تَصْبِرُوا سَوَاءٌ عَلَيْكُمْ ۖ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ

    Përcëllohuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju. Në të vërtetë, ky është “shpërblimi” i vetëm për atë që keni bërë”.

    52:16
  17. إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَعِيمٍ

    Vërtet, besimtarët e devotshëm do të gjenden në kopshtet e Xhenetit dhe në lumturi,

    52:17
  18. فَاكِهِينَ بِمَا آتَاهُمْ رَبُّهُمْ وَوَقَاهُمْ رَبُّهُمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ

    duke u kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre, sepse Ai i ka ruajtur prej dënimit të Zjarrit flakërues.

    52:18
  19. كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ

    (Do t’u thuhet): “Hani e pini me kënaqësi, si shpërblim për atë që keni bërë!”

    52:19
  20. مُتَّكِئِينَ عَلَىٰ سُرُرٍ مَصْفُوفَةٍ ۖ وَزَوَّجْنَاهُمْ بِحُورٍ عِينٍ

    Të mbështetur në divane të renditura, ata do të martohen me hyri sybukura.

    52:20
  21. وَالَّذِينَ آمَنُوا وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُمْ بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَا أَلَتْنَاهُمْ مِنْ عَمَلِهِمْ مِنْ شَيْءٍ ۚ كُلُّ امْرِئٍ بِمَا كَسَبَ رَهِينٌ

    Ne do t’i bashkojmë besimtarët e vërtetë me ata pasardhës të tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre. Çdo njeri është peng i veprave të veta.

    52:21
  22. وَأَمْدَدْنَاهُمْ بِفَاكِهَةٍ وَلَحْمٍ مِمَّا يَشْتَهُونَ

    Dhe do t’ua zgjerojmë dhuntitë atyre me fruta dhe mish, si ua ka ënda.

    52:22
  23. يَتَنَازَعُونَ فِيهَا كَأْسًا لَا لَغْوٌ فِيهَا وَلَا تَأْثِيمٌ

    Atje do t’ia kalojnë njëri-tjetrit gotat e mbushura e nuk do të ketë biseda të kota e as gjynahe.

    52:23
  24. وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ غِلْمَانٌ لَهُمْ كَأَنَّهُمْ لُؤْلُؤٌ مَكْنُونٌ

    Rreth tyre do të sillen shërbyes, djelmosha si margaritarë të fshehur.

    52:24
  25. وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَسَاءَلُونَ

    Ata do të afrohen, duke biseduar me njëri-tjetrin

    52:25
  26. قَالُوا إِنَّا كُنَّا قَبْلُ فِي أَهْلِنَا مُشْفِقِينَ

    e duke thënë: “Më parë, Ne kemi pasur frikë në familjet tona (nga gjykimi i Allahut),

    52:26
  27. فَمَنَّ اللَّهُ عَلَيْنَا وَوَقَانَا عَذَابَ السَّمُومِ

    por, Allahu na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga era përcëlluese (e Zjarrit).

    52:27
  28. إِنَّا كُنَّا مِنْ قَبْلُ نَدْعُوهُ ۖ إِنَّهُ هُوَ الْبَرُّ الرَّحِيمُ

    Ne qysh më parë i jemi falur Atij. Ai është vërtet Bamirës dhe Mëshirëplotë”.

    52:28

Përkthim: Hasan Nahi