Sure 52 Et Tur, ajet 1 – 10
-
وَالطُّورِ
Betohem për malin Tur (Sina)
52:1 -
وَكِتَابٍ مَسْطُورٍ
dhe Librin e shkruar në rreshta,
52:2 -
فِي رَقٍّ مَنْشُورٍ
në pergamenë të shpalosur
52:3 -
وَالْبَيْتِ الْمَعْمُورِ
dhe Shtëpinë plot vizitorë
52:4 -
وَالسَّقْفِ الْمَرْفُوعِ
dhe kupën e ngritur (të qiellit)
52:5 -
وَالْبَحْرِ الْمَسْجُورِ
dhe detin e mbushur,
52:6 -
إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ لَوَاقِعٌ
se, me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd do të ndodhë
52:7 -
مَا لَهُ مِنْ دَافِعٍ
dhe askush nuk mund ta pengojë.
52:8 -
يَوْمَ تَمُورُ السَّمَاءُ مَوْرًا
Atë Ditë qielli do të lëkundet fuqishëm
52:9 -
وَتَسِيرُ الْجِبَالُ سَيْرًا
e malet do të lëkunden me të madhe nga vendi!
52:10
Përkthim: Hasan Nahi