Sure 51 Edh Dharijat, ajet 1 – 23
-
وَالذَّارِيَاتِ ذَرْوًا
Betohem në erërat që çojnë (pluhurin)
51:1 -
فَالْحَامِلَاتِ وِقْرًا
dhe në retë e ngarkuara rëndë
51:2 -
فَالْجَارِيَاتِ يُسْرًا
dhe në ato që lundrojnë lehtë
51:3 -
فَالْمُقَسِّمَاتِ أَمْرًا
dhe në engjëjt që shpërndajnë urdhrat
51:4 -
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٌ
se, me të vërtetë, është e sigurt ajo që ju premtohet
51:5 -
وَإِنَّ الدِّينَ لَوَاقِعٌ
dhe çdo shpërblim e dënim do të ndodhë!
51:6 -
وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الْحُبُكِ
Për qiellin e stolisur me yje!
51:7 -
إِنَّكُمْ لَفِي قَوْلٍ مُخْتَلِفٍ
Ju keni gjithfarë mendimesh,
51:8 -
يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ
Prej tij (Kuranit) shmanget ai që nuk beson.
51:9 -
قُتِلَ الْخَرَّاصُونَ
Qofshin mallkuar gënjeshtarët,
51:10 -
الَّذِينَ هُمْ فِي غَمْرَةٍ سَاهُونَ
të cilët janë të zhytur në padije dhe të shkujdesur (ndaj Ditës së Gjykimit)!
51:11 -
يَسْأَلُونَ أَيَّانَ يَوْمُ الدِّينِ
Ata pyesin: “Kur do të jetë Dita e Gjykimit?”
51:12 -
يَوْمَ هُمْ عَلَى النَّارِ يُفْتَنُونَ
Atë Ditë ata do të përcëllohen në zjarr!
51:13 -
ذُوقُوا فِتْنَتَكُمْ هَٰذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَسْتَعْجِلُونَ
(Do t’u thuhet): “Shijoni dënimin tuaj! Këtë kërkuat t’ju shpejtohet!”
51:14 -
إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ
Pa dyshim, ata që i frikësohen Allahut do të jenë në kopshte dhe burime,
51:15 -
آخِذِينَ مَا آتَاهُمْ رَبُّهُمْ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَٰلِكَ مُحْسِنِينَ
duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë më parë kanë qenë punëmbarë.
51:16 -
كَانُوا قَلِيلًا مِنَ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ
Ata flinin pak natën,
51:17 -
وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ
ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu).
51:18 -
وَفِي أَمْوَالِهِمْ حَقٌّ لِلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ
Në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.
51:19 -
وَفِي الْأَرْضِ آيَاتٌ لِلْمُوقِنِينَ
Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje,
51:20 -
وَفِي أَنْفُسِكُمْ ۚ أَفَلَا تُبْصِرُونَ
po edhe në vetet tuaja - a nuk e shihni vallë?
51:21 -
وَفِي السَّمَاءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ
Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar.
51:22 -
فَوَرَبِّ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ إِنَّهُ لَحَقٌّ مِثْلَ مَا أَنَّكُمْ تَنْطِقُونَ
Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit tuaj.
51:23
Përkthim: Hasan Nahi