Sure 48 El Fet-h, ajet 11 – 17

  1. سَيَقُولُ لَكَ الْمُخَلَّفُونَ مِنَ الْأَعْرَابِ شَغَلَتْنَا أَمْوَالُنَا وَأَهْلُونَا فَاسْتَغْفِرْ لَنَا ۚ يَقُولُونَ بِأَلْسِنَتِهِمْ مَا لَيْسَ فِي قُلُوبِهِمْ ۚ قُلْ فَمَنْ يَمْلِكُ لَكُمْ مِنَ اللَّهِ شَيْئًا إِنْ أَرَادَ بِكُمْ ضَرًّا أَوْ أَرَادَ بِكُمْ نَفْعًا ۚ بَلْ كَانَ اللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا

    Do të të thonë ty arabët e shkretëtirës, të cilët ngelën pas jush: “Ne ishim të zënë me bagëtitë dhe familjet tona, prandaj lutju Allahut që të na falë ne!” Ata thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaju: “Kush mund ta pengojë Allahun ndaj jush, nëse Ai kërkon t’ju godasë ose, nëse synon t’ju bëjë ndonjë të mirë?” Allahu e di atë që ju bëni.

    48:11
  2. بَلْ ظَنَنْتُمْ أَنْ لَنْ يَنْقَلِبَ الرَّسُولُ وَالْمُؤْمِنُونَ إِلَىٰ أَهْلِيهِمْ أَبَدًا وَزُيِّنَ ذَٰلِكَ فِي قُلُوبِكُمْ وَظَنَنْتُمْ ظَنَّ السَّوْءِ وَكُنْتُمْ قَوْمًا بُورًا

    Jo! Ju menduat se i Dërguari dhe besimtarët nuk do të kthehen kurrë te familjet e tyre dhe zemrat tuaja ishin të kënaqura me këtë trill. Ju ushqyet mendime shumë të këqija dhe kështu u bëtë popull i pavlefshëm i nisur drejt shkatërrimit.

    48:12
  3. وَمَنْ لَمْ يُؤْمِنْ بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ فَإِنَّا أَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ سَعِيرًا

    Kush nuk beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, ta dijë se Ne kemi përgatitur për mohuesit një Zjarr flakërues!

    48:13
  4. وَلِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ يَغْفِرُ لِمَنْ يَشَاءُ وَيُعَذِّبُ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا

    I Allahut është pushteti i qiejve dhe i Tokës. Ai fal kë të dojë e dënon kë të dojë. Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

    48:14
  5. سَيَقُولُ الْمُخَلَّفُونَ إِذَا انْطَلَقْتُمْ إِلَىٰ مَغَانِمَ لِتَأْخُذُوهَا ذَرُونَا نَتَّبِعْكُمْ ۖ يُرِيدُونَ أَنْ يُبَدِّلُوا كَلَامَ اللَّهِ ۚ قُلْ لَنْ تَتَّبِعُونَا كَذَٰلِكُمْ قَالَ اللَّهُ مِنْ قَبْلُ ۖ فَسَيَقُولُونَ بَلْ تَحْسُدُونَنَا ۚ بَلْ كَانُوا لَا يَفْقَهُونَ إِلَّا قَلِيلًا

    Ata që ngelën pas jush, do t’ju thonë, kur të niseni për të marrë plaçkën e luftës: “Na lejoni edhe ne që të vijmë pas jush!” Ata do të donin t’i ndërronin fjalët e Allahut. Thuaju: “Ju kurrsesi nuk do të vini pas nesh, këtë e ka thënë Allahu qysh më parë!” E ata do të thonë: “Nuk është ashtu, por ju na keni zili”. Ah, sa pak që kuptojnë!

    48:15
  6. قُلْ لِلْمُخَلَّفِينَ مِنَ الْأَعْرَابِ سَتُدْعَوْنَ إِلَىٰ قَوْمٍ أُولِي بَأْسٍ شَدِيدٍ تُقَاتِلُونَهُمْ أَوْ يُسْلِمُونَ ۖ فَإِنْ تُطِيعُوا يُؤْتِكُمُ اللَّهُ أَجْرًا حَسَنًا ۖ وَإِنْ تَتَوَلَّوْا كَمَا تَوَلَّيْتُمْ مِنْ قَبْلُ يُعَذِّبْكُمْ عَذَابًا أَلِيمًا

    Thuaju atyre arabëve të shkretëtirës, që ngelën pas jush: “Ju do të thirreni për të luftuar kundër një populli shumë luftarak, nëse ata nuk dorëzohen. Nëse bindeni, Allahu do t’ju japë shpërblim të mirë, por, nëse shmangeni, ashtu siç keni bërë edhe më parë, Ai do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm.

    48:16
  7. لَيْسَ عَلَى الْأَعْمَىٰ حَرَجٌ وَلَا عَلَى الْأَعْرَجِ حَرَجٌ وَلَا عَلَى الْمَرِيضِ حَرَجٌ ۗ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۖ وَمَنْ يَتَوَلَّ يُعَذِّبْهُ عَذَابًا أَلِيمًا

    Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as të sëmurin (që të mos marrin pjesë në luftë). Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të shkojë në Xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, kurse ai që shmanget, do të ndëshkohet me dënim të dhembshëm.

    48:17

Përkthim: Hasan Nahi