Sure 47 Muhamed, ajet 29 – 38

  1. أَمْ حَسِبَ الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ أَنْ لَنْ يُخْرِجَ اللَّهُ أَضْغَانَهُمْ

    Vallë, a mendojnë ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, se Allahu nuk do t’ua nxirrte në shesh urrejtjen e tyre (ndaj Islamit)?

    47:29
  2. وَلَوْ نَشَاءُ لَأَرَيْنَاكَهُمْ فَلَعَرَفْتَهُمْ بِسِيمَاهُمْ ۚ وَلَتَعْرِفَنَّهُمْ فِي لَحْنِ الْقَوْلِ ۚ وَاللَّهُ يَعْلَمُ أَعْمَالَكُمْ

    Sikur të donim, Ne do të t’i tregonim ty ata dhe ti, me siguri, do t’i njihje sipas shenjave të tyre. Por, ti do t’i njohësh ata sipas mënyrës së shprehjes së tyre. Allahu i di veprat tuaja.

    47:30
  3. وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّىٰ نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنْكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ

    Ne do t’ju vëmë në provë ju, derisa t’i njohim ata midis jush, që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat tuaja.

    47:31
  4. إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ وَشَاقُّوا الرَّسُولَ مِنْ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ الْهُدَىٰ لَنْ يَضُرُّوا اللَّهَ شَيْئًا وَسَيُحْبِطُ أَعْمَالَهُمْ

    Me të vërtetë, ata që nuk besojnë, i pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe kundërshtojnë të Dërguarin, pasi u është shpjeguar qartë rruga e drejtë, nuk do t’i sjellin Allahut kurrfarë dëmi; Ai do t’i zhvlerësojë veprat e tyre.

    47:32
  5. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَلَا تُبْطِلُوا أَعْمَالَكُمْ

    O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i çoni dëm veprat tuaja!

    47:33
  6. إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ ثُمَّ مَاتُوا وَهُمْ كُفَّارٌ فَلَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَهُمْ

    Pa dyshim, ata që nuk besojnë, (i) pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe vdesin si jobesimtarë, Allahu kurrsesi nuk do t’i falë.

    47:34
  7. فَلَا تَهِنُوا وَتَدْعُوا إِلَى السَّلْمِ وَأَنْتُمُ الْأَعْلَوْنَ وَاللَّهُ مَعَكُمْ وَلَنْ يَتِرَكُمْ أَعْمَالَكُمْ

    Dhe mos u bëni të dobët e të kërkoni armëpushim, ndërkohë që jeni më të fuqishmit dhe Allahu është me ju. Ai nuk do t’jua pakësojë (shpërblimin për) veprat tuaja.

    47:35
  8. إِنَّمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا لَعِبٌ وَلَهْوٌ ۚ وَإِنْ تُؤْمِنُوا وَتَتَّقُوا يُؤْتِكُمْ أُجُورَكُمْ وَلَا يَسْأَلْكُمْ أَمْوَالَكُمْ

    Jeta e kësaj bote nuk është asgjë tjetër, veçse lojë dhe zbavitje. Nëse (i) besoni (Allahut) dhe (i) ruheni (Atij), Ai do t’ju shpërblejë dhe nuk do të kërkojë prej jush pasurinë tuaj.

    47:36
  9. إِنْ يَسْأَلْكُمُوهَا فَيُحْفِكُمْ تَبْخَلُوا وَيُخْرِجْ أَضْغَانَكُمْ

    Sikur ta kërkonte prej jush tërë pasurinë me këmbëngulje, ju do të bëheshit koprracë dhe, Ai do të nxirrte në shesh urrejtjen tuaj.

    47:37
  10. هَا أَنْتُمْ هَٰؤُلَاءِ تُدْعَوْنَ لِتُنْفِقُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَمِنْكُمْ مَنْ يَبْخَلُ ۖ وَمَنْ يَبْخَلْ فَإِنَّمَا يَبْخَلُ عَنْ نَفْسِهِ ۚ وَاللَّهُ الْغَنِيُّ وَأَنْتُمُ الْفُقَرَاءُ ۚ وَإِنْ تَتَوَلَّوْا يَسْتَبْدِلْ قَوْمًا غَيْرَكُمْ ثُمَّ لَا يَكُونُوا أَمْثَالَكُمْ

    Ja, juve ju bëhet thirrje të shpenzoni në rrugën e Allahut, por disa prej jush janë koprracë. Kush tregohet koprrac, ta dijë se i bën dëm vetes, sepse Allahu është i Pasur (s’ka nevojë për asgjë), ndërsa ju jeni të varfër. E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.

    47:38

Përkthim: Hasan Nahi