Sure 46 El Ahkaf, ajet 21 – 26
-
وَاذْكُرْ أَخَا عَادٍ إِذْ أَنْذَرَ قَوْمَهُ بِالْأَحْقَافِ وَقَدْ خَلَتِ النُّذُرُ مِنْ بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ
Kujtoje vëllanë e fisit Ad (Hudin), kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf, ndërsa ka pasur paralajmërues edhe para tij, edhe pas tij (kur u tha): “Adhuroni vetëm Allahun! Unë, me të vërtetë, kam frikë se do t’ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!”
46:21 -
قَالُوا أَجِئْتَنَا لِتَأْفِكَنَا عَنْ آلِهَتِنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَا إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ
Ata u përgjigjën: “Vallë, a ke ardhur të na largosh ne prej hyjnive tona. Sillna atë (dënim) që po na premton dhe të shohim nëse thua të vërtetën!”
46:22 -
قَالَ إِنَّمَا الْعِلْمُ عِنْدَ اللَّهِ وَأُبَلِّغُكُمْ مَا أُرْسِلْتُ بِهِ وَلَٰكِنِّي أَرَاكُمْ قَوْمًا تَجْهَلُونَ
Ai u tha (atyre): “Vetëm Allahu e di (se kur do të vijë dënimi). Unë kam për detyrë vetëm që t’ju përcjell mesazhin për të cilin jam dërguar, por unë po shoh se ju jeni popull i zhytur në padije”.
46:23 -
فَلَمَّا رَأَوْهُ عَارِضًا مُسْتَقْبِلَ أَوْدِيَتِهِمْ قَالُوا هَٰذَا عَارِضٌ مُمْطِرُنَا ۚ بَلْ هُوَ مَا اسْتَعْجَلْتُمْ بِهِ ۖ رِيحٌ فِيهَا عَذَابٌ أَلِيمٌ
Dhe kur panë një ré që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, ata thanë: “Kjo re po sjell shiun!” “Jo!” – u përgjigj ai – “kjo është ajo që ju e keni shpejtuar: një erë që mbart një dënim të dhembshëm,
46:24 -
تُدَمِّرُ كُلَّ شَيْءٍ بِأَمْرِ رَبِّهَا فَأَصْبَحُوا لَا يُرَىٰ إِلَّا مَسَاكِنُهُمْ ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْقَوْمَ الْمُجْرِمِينَ
që, me urdhrin e Allahut, shkatërron çdo gjë.” E në mëngjes u panë vetëm shtëpitë e tyre të zbrazëta; ja, kështu e ndëshkojmë Ne popullin keqbërës.
46:25 -
وَلَقَدْ مَكَّنَّاهُمْ فِيمَا إِنْ مَكَّنَّاكُمْ فِيهِ وَجَعَلْنَا لَهُمْ سَمْعًا وَأَبْصَارًا وَأَفْئِدَةً فَمَا أَغْنَىٰ عَنْهُمْ سَمْعُهُمْ وَلَا أَبْصَارُهُمْ وَلَا أَفْئِدَتُهُمْ مِنْ شَيْءٍ إِذْ كَانُوا يَجْحَدُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَحَاقَ بِهِمْ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ
Ne i kishim bërë ata më të fuqishëm se ju dhe u kishim dhënë atyre dëgjimin, shikimin dhe zemrën, por as dëgjimi i tyre, as shikimi i tyre e as zemra e tyre, nuk u sollën kurrfarë dobie, sepse mohuan shpalljet e Allahut; ata i goditi ajo me të cilën talleshin.
46:26
Përkthim: Hasan Nahi