Sure 43 Ez Zuhruf, ajet 68 – 89

  1. يَا عِبَادِ لَا خَوْفٌ عَلَيْكُمُ الْيَوْمَ وَلَا أَنْتُمْ تَحْزَنُونَ

    (Allahu do t’u thotë): “O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë dhe as që do të pikëlloheni.

    43:68
  2. الَّذِينَ آمَنُوا بِآيَاتِنَا وَكَانُوا مُسْلِمِينَ

    Ju që keni besuar shpalljet Tona dhe keni qenë myslimanë,

    43:69
  3. ادْخُلُوا الْجَنَّةَ أَنْتُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ تُحْبَرُونَ

    hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja,

    43:70
  4. يُطَافُ عَلَيْهِمْ بِصِحَافٍ مِنْ ذَهَبٍ وَأَكْوَابٍ ۖ وَفِيهَا مَا تَشْتَهِيهِ الْأَنْفُسُ وَتَلَذُّ الْأَعْيُنُ ۖ وَأَنْتُمْ فِيهَا خَالِدُونَ

    ku do t’ju shërbehet me pjata dhe gota prej ari. Aty do të ketë çfarë t’ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë.

    43:71
  5. وَتِلْكَ الْجَنَّةُ الَّتِي أُورِثْتُمُوهَا بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ

    Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë.

    43:72
  6. لَكُمْ فِيهَا فَاكِهَةٌ كَثِيرَةٌ مِنْهَا تَأْكُلُونَ

    Aty do të keni fruta të shumëllojshme, prej të cilave do të hani.”

    43:73
  7. إِنَّ الْمُجْرِمِينَ فِي عَذَابِ جَهَنَّمَ خَالِدُونَ

    Sa për punëmbrapshtët, pa dyshim që ata do të qëndrojnë përherë në dënimin e Xhehenemit.

    43:74
  8. لَا يُفَتَّرُ عَنْهُمْ وَهُمْ فِيهِ مُبْلِسُونَ

    Ai (dënim) nuk do t’u lehtësohet atyre e kurrfarë shprese për shpëtim nuk do të kenë.

    43:75
  9. وَمَا ظَلَمْنَاهُمْ وَلَٰكِنْ كَانُوا هُمُ الظَّالِمِينَ

    Ne atyre nuk u bëmë padrejtësi, por ata vetë i bënë keq vetvetes.

    43:76
  10. وَنَادَوْا يَا مَالِكُ لِيَقْضِ عَلَيْنَا رَبُّكَ ۖ قَالَ إِنَّكُمْ مَاكِثُونَ

    Ata do të thërrasin: “O Malik! (Më mirë) Le të na vdesë Zoti yt!”, ndërsa Ai do të thotë: “Ju do të qëndroni përherë aty!”

    43:77
  11. لَقَدْ جِئْنَاكُمْ بِالْحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَكُمْ لِلْحَقِّ كَارِهُونَ

    Tashmë, Ne ju kemi sjellë të Vërtetën, por shumica prej jush e urren të Vërtetën.

    43:78
  12. أَمْ أَبْرَمُوا أَمْرًا فَإِنَّا مُبْرِمُونَ

    Nëse ata kurdisin kurthe, edhe Ne do t’u ngremë kurthe.

    43:79
  13. أَمْ يَحْسَبُونَ أَنَّا لَا نَسْمَعُ سِرَّهُمْ وَنَجْوَاهُمْ ۚ بَلَىٰ وَرُسُلُنَا لَدَيْهِمْ يَكْتُبُونَ

    Vallë, a mos kujtojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë fjalët e tyre tinëzare dhe bisedat e tyre të fshehta? Pa dyshim, Ne dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë (engjëj) që janë pranë tyre, shënojnë.

    43:80
  14. قُلْ إِنْ كَانَ لِلرَّحْمَٰنِ وَلَدٌ فَأَنَا أَوَّلُ الْعَابِدِينَ

    Thuaju (o Muhamed): “Sikur i Gjithëmëshirshmi të kishte bir, Unë do të isha i pari që do ta adhuroja atë!

    43:81
  15. سُبْحَانَ رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ رَبِّ الْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ

    Qoftë i lartësuar Zoti i qiejve dhe i Tokës, Zoti i Fronit, nga ajo çfarë i veshin Atij!

    43:82
  16. فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا وَيَلْعَبُوا حَتَّىٰ يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي يُوعَدُونَ

    Lëri ata të flasin marrëzi dhe le të argëtohen derisa të takojnë Ditën që u është premtuar.

    43:83
  17. وَهُوَ الَّذِي فِي السَّمَاءِ إِلَٰهٌ وَفِي الْأَرْضِ إِلَٰهٌ ۚ وَهُوَ الْحَكِيمُ الْعَلِيمُ

    Ai është i vetmi Zot (i vërtetë) në qiell dhe i vetmi Zot (i vërtetë) në Tokë. Ai është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.

    43:84
  18. وَتَبَارَكَ الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَعِنْدَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

    Qoftë i lartësuar në lavdi Ai, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe gjithçka që gjendet mes tyre. Vetëm Ai ka dijeni mbi Orën (e Kiametit) dhe tek Ai do të ktheheni!

    43:85
  19. وَلَا يَمْلِكُ الَّذِينَ يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ الشَّفَاعَةَ إِلَّا مَنْ شَهِدَ بِالْحَقِّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ

    Ata që u adhuruan në vend të Allahut, nuk do të mund të ndërmjetësojnë për askënd, përveç atyre që dëshmuan për të Vërtetën dhe e dinë mirë (se s’ka Zot tjetër të vërtetë veç Allahut).

    43:86
  20. وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَهُمْ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ ۖ فَأَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ

    Nëse i pyet ata se kush i ka krijuar, me siguri që ata do të thonë: “Allahu!” Atëherë, përse largohen prej Tij?!

    43:87
  21. وَقِيلِهِ يَا رَبِّ إِنَّ هَٰؤُلَاءِ قَوْمٌ لَا يُؤْمِنُونَ

    I Dërguari thotë: “O Zoti im, ky është një popull që nuk beson!”

    43:88
  22. فَاصْفَحْ عَنْهُمْ وَقُلْ سَلَامٌ ۚ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ

    Largohu prej tyre (o Muhamed) dhe thuaju: “Paqe!” Ata së shpejti do ta marrin vesh.

    43:89

Përkthim: Hasan Nahi