Sure 38 Sad, ajet 65 – 88

  1. قُلْ إِنَّمَا أَنَا مُنْذِرٌ ۖ وَمَا مِنْ إِلَٰهٍ إِلَّا اللَّهُ الْوَاحِدُ الْقَهَّارُ

    Thuaj (o Muhamed): “Në të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues. Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit,

    38:65
  2. رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا الْعَزِيزُ الْغَفَّارُ

    Zotit të qiejve e të Tokës dhe të gjithçkaje që gjendet midis tyre, të Plotfuqishmit, Falësit të Madh”.

    38:66
  3. قُلْ هُوَ نَبَأٌ عَظِيمٌ

    Thuaj: “Ky (Kuran) është një mesazh i madh,

    38:67
  4. أَنْتُمْ عَنْهُ مُعْرِضُونَ

    e megjithatë ju nuk po ia vini veshin atij.

    38:68
  5. مَا كَانَ لِيَ مِنْ عِلْمٍ بِالْمَلَإِ الْأَعْلَىٰ إِذْ يَخْتَصِمُونَ

    Unë nuk kam pasur asnjë dijeni për Grupin më të Lartë, kur diskutonin mes tyre (për krijimin e Ademit).

    38:69
  6. إِنْ يُوحَىٰ إِلَيَّ إِلَّا أَنَّمَا أَنَا نَذِيرٌ مُبِينٌ

    Mua më është shpallur se jam vetëm paralajmërues i qartë.”

    38:70
  7. إِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَائِكَةِ إِنِّي خَالِقٌ بَشَرًا مِنْ طِينٍ

    Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej balte.

    38:71
  8. فَإِذَا سَوَّيْتُهُ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِنْ رُوحِي فَقَعُوا لَهُ سَاجِدِينَ

    Kur t’i jap trajtë dhe t’i fryj prej shpirtit Tim, përuljuni në sexhde atij!”,

    38:72
  9. فَسَجَدَ الْمَلَائِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ

    të gjithë engjëjt së bashku u përulën në sexhde,

    38:73
  10. إِلَّا إِبْلِيسَ اسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ

    përveç Iblisit; ai u bë mendjemadh e një nga mohuesit.

    38:74
  11. قَالَ يَا إِبْلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَنْ تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ ۖ أَسْتَكْبَرْتَ أَمْ كُنْتَ مِنَ الْعَالِينَ

    Zoti tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që e kam krijuar Vetë me duart e Mia? A mos u bëre mendjemadh apo mendon se je nga të lartët?”

    38:75
  12. قَالَ أَنَا خَيْرٌ مِنْهُ ۖ خَلَقْتَنِي مِنْ نَارٍ وَخَلَقْتَهُ مِنْ طِينٍ

    Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej balte”.

    38:76
  13. قَالَ فَاخْرُجْ مِنْهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٌ

    Allahu tha: “Atëherë dil prej Xhenetit! Me të vërtetë, ti je i mallkuar

    38:77
  14. وَإِنَّ عَلَيْكَ لَعْنَتِي إِلَىٰ يَوْمِ الدِّينِ

    dhe mallkimi Im do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit”.

    38:78
  15. قَالَ رَبِّ فَأَنْظِرْنِي إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ

    Ai tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!”

    38:79
  16. قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ الْمُنْظَرِينَ

    Zoti tha: “Në të vërtetë, ty do të të jepet afat

    38:80
  17. إِلَىٰ يَوْمِ الْوَقْتِ الْمَعْلُومِ

    deri në një ditë të caktuar (kur i fryhet Surit për herë të parë)”.

    38:81
  18. قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ

    Ai tha: “Betohem në madhërinë Tënde se unë do t’i mashtroj ata të gjithë,

    38:82
  19. إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ

    përveç robërve të Tu të sinqertë!”

    38:83
  20. قَالَ فَالْحَقُّ وَالْحَقَّ أَقُولُ

    Zoti tha: “E vërteta është - dhe Unë them vetëm të vërtetën

    38:84
  21. لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنْكَ وَمِمَّنْ تَبِعَكَ مِنْهُمْ أَجْمَعِينَ

    se, do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë ty”!

    38:85
  22. قُلْ مَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُتَكَلِّفِينَ

    Thuaj (o Muhamed): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s’jam.

    38:86
  23. إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِلْعَالَمِينَ

    Në të vërtetë, ky Kuran është këshillë për tërë botën!

    38:87
  24. وَلَتَعْلَمُنَّ نَبَأَهُ بَعْدَ حِينٍ

    Dhe ju me siguri që do ta merrni vesh të vërtetën shumë shpejt!”

    38:88

Përkthim: Hasan Nahi