Sure 37 Es Saffat, ajet 99 – 109

  1. وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهْدِينِ

    Ai tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.”

    37:99
  2. رَبِّ هَبْ لِي مِنَ الصَّالِحِينَ

    “O Zoti im, dhuromë një fëmijë prej të mirëve!”

    37:100
  3. فَبَشَّرْنَاهُ بِغُلَامٍ حَلِيمٍ

    Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë!

    37:101
  4. فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ السَّعْيَ قَالَ يَا بُنَيَّ إِنِّي أَرَىٰ فِي الْمَنَامِ أَنِّي أَذْبَحُكَ فَانْظُرْ مَاذَا تَرَىٰ ۚ قَالَ يَا أَبَتِ افْعَلْ مَا تُؤْمَرُ ۖ سَتَجِدُنِي إِنْ شَاءَ اللَّهُ مِنَ الصَّابِرِينَ

    Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!”

    37:102
  5. فَلَمَّا أَسْلَمَا وَتَلَّهُ لِلْجَبِينِ

    Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballë përtokë.

    37:103
  6. وَنَادَيْنَاهُ أَنْ يَا إِبْرَاهِيمُ

    Ne e thirrëm: “O Ibrahim,

    37:104
  7. قَدْ صَدَّقْتَ الرُّؤْيَا ۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ

    ti e përmbushe ëndrrën.” Vërtet, Ne kështu i shpërblejmë punëmirët!

    37:105
  8. إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ الْبَلَاءُ الْمُبِينُ

    Kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!

    37:106
  9. وَفَدَيْنَاهُ بِذِبْحٍ عَظِيمٍ

    Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh,

    37:107
  10. وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِي الْآخِرِينَ

    dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm.

    37:108
  11. سَلَامٌ عَلَىٰ إِبْرَاهِيمَ

    “Paqja qoftë mbi Ibrahimin!”

    37:109

Përkthim: Hasan Nahi