Sure 37 Es Saffat, ajet 62 – 66
-
أَذَٰلِكَ خَيْرٌ نُزُلًا أَمْ شَجَرَةُ الزَّقُّومِ
A është më e mirë kjo gjendje apo pema e zekumit?
37:62 -
إِنَّا جَعَلْنَاهَا فِتْنَةً لِلظَّالِمِينَ
Ne e kemi bërë atë si mundim për keqbërësit.
37:63 -
إِنَّهَا شَجَرَةٌ تَخْرُجُ فِي أَصْلِ الْجَحِيمِ
Njëmend, kjo pemë del nga fundi i Zjarrit flakërues
37:64 -
طَلْعُهَا كَأَنَّهُ رُءُوسُ الشَّيَاطِينِ
dhe frutat e saj janë si kokat e djajve.
37:65 -
فَإِنَّهُمْ لَآكِلُونَ مِنْهَا فَمَالِئُونَ مِنْهَا الْبُطُونَ
Me të vërtetë, ata do ta hanë këtë frutë dhe me të do ta mbushin barkun.
37:66
Përkthim: Hasan Nahi