Sure 37 Es Saffat, ajet 114 – 137

  1. وَلَقَدْ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَارُونَ

    Ne i dhamë dhuntinë Tonë Musait dhe Harunit

    37:114
  2. وَنَجَّيْنَاهُمَا وَقَوْمَهُمَا مِنَ الْكَرْبِ الْعَظِيمِ

    dhe i shpëtuam ata të dy dhe popullin e tyre nga mjerimi i madh.

    37:115
  3. وَنَصَرْنَاهُمْ فَكَانُوا هُمُ الْغَالِبِينَ

    Ne i ndihmuam dhe ata ngadhënjyen.

    37:116
  4. وَآتَيْنَاهُمَا الْكِتَابَ الْمُسْتَبِينَ

    Ne u dhamë atyre Librin e qartë,

    37:117
  5. وَهَدَيْنَاهُمَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ

    i udhëzuam në rrugën e drejtë

    37:118
  6. وَتَرَكْنَا عَلَيْهِمَا فِي الْآخِرِينَ

    dhe u lamë kujtim të mirë për ta brezave të mëvonshëm.

    37:119
  7. سَلَامٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَارُونَ

    “Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin!”

    37:120
  8. إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ

    Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët!

    37:121
  9. إِنَّهُمَا مِنْ عِبَادِنَا الْمُؤْمِنِينَ

    E pa dyshim, ata të dy janë nga robërit Tanë besimtarë.

    37:122
  10. وَإِنَّ إِلْيَاسَ لَمِنَ الْمُرْسَلِينَ

    Edhe Iljasi ka qenë vërtet një prej të dërguarve.

    37:123
  11. إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَلَا تَتَّقُونَ

    Ai i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni Allahut?!”

    37:124
  12. أَتَدْعُونَ بَعْلًا وَتَذَرُونَ أَحْسَنَ الْخَالِقِينَ

    Vallë, a i luteni ju Ba‘lit, ndërsa braktisni Krijuesin më të mirë,

    37:125
  13. اللَّهَ رَبَّكُمْ وَرَبَّ آبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ

    Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë?!”

    37:126
  14. فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ

    Ata e quajtën atë gënjeshtar dhe, për këtë shkak, do të çohen (në dënimin e Zjarrit),

    37:127
  15. إِلَّا عِبَادَ اللَّهِ الْمُخْلَصِينَ

    përveç robërve të sinqertë të Allahut.

    37:128
  16. وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِي الْآخِرِينَ

    Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë te brezat e mëvonshëm:

    37:129
  17. سَلَامٌ عَلَىٰ إِلْ يَاسِينَ

    “Paqja qoftë mbi Iljasin!”

    37:130
  18. إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ

    Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët!

    37:131
  19. إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُؤْمِنِينَ

    Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.

    37:132
  20. وَإِنَّ لُوطًا لَمِنَ الْمُرْسَلِينَ

    Sigurisht, edhe Luti ka qenë njëri prej të dërguarve.

    37:133
  21. إِذْ نَجَّيْنَاهُ وَأَهْلَهُ أَجْمَعِينَ

    Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,

    37:134
  22. إِلَّا عَجُوزًا فِي الْغَابِرِينَ

    përveç plakës që mbeti prapa me të dënuarit,

    37:135
  23. ثُمَّ دَمَّرْنَا الْآخَرِينَ

    pastaj i zhdukëm të tjerët.

    37:136
  24. وَإِنَّكُمْ لَتَمُرُّونَ عَلَيْهِمْ مُصْبِحِينَ

    Ju që kaloni pranë rrënojave të tyre në mëngjes

    37:137

Përkthim: Hasan Nahi