Sure 37 Es Saffat, ajet 1 – 23

  1. وَالصَّافَّاتِ صَفًّا

    Betohem në ata (engjëj) që janë të radhitur

    37:1
  2. فَالزَّاجِرَاتِ زَجْرًا

    dhe në ata që pengojnë (të keqen)

    37:2
  3. فَالتَّالِيَاتِ ذِكْرًا

    dhe në ata që e lexojnë Kuranin,

    37:3
  4. إِنَّ إِلَٰهَكُمْ لَوَاحِدٌ

    se, në të vërtetë, Zoti juaj është Një,

    37:4
  5. رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَرَبُّ الْمَشَارِقِ

    Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë gjendet mes tyre dhe Zot i lindjeve (të diellit)!

    37:5
  6. إِنَّا زَيَّنَّا السَّمَاءَ الدُّنْيَا بِزِينَةٍ الْكَوَاكِبِ

    Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve,

    37:6
  7. وَحِفْظًا مِنْ كُلِّ شَيْطَانٍ مَارِدٍ

    mbrojtje nga djajtë kryeneçë.

    37:7
  8. لَا يَسَّمَّعُونَ إِلَى الْمَلَإِ الْأَعْلَىٰ وَيُقْذَفُونَ مِنْ كُلِّ جَانِبٍ

    (Kështu që) ata nuk e përgjojnë dot Grupin më të Lartë (engjëjt lart në qiej) dhe qëllohen (me meteorë) nga të gjitha anët.

    37:8
  9. دُحُورًا ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ وَاصِبٌ

    Pastaj, ashtu të përzënë do të kenë vuajtje të përhershme (në jetën tjetër).

    37:9
  10. إِلَّا مَنْ خَطِفَ الْخَطْفَةَ فَأَتْبَعَهُ شِهَابٌ ثَاقِبٌ

    (Djajtë nuk përgjojnë dot), veç atij që grabit diçka e që e ndjek një yll verbues.

    37:10
  11. فَاسْتَفْتِهِمْ أَهُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَمْ مَنْ خَلَقْنَا ۚ إِنَّا خَلَقْنَاهُمْ مِنْ طِينٍ لَازِبٍ

    Pyeti (o Muhamed) ata (mekas jobesimtarë): A është më i vështirë krijimi i tyre apo i të gjitha gjërave të tjera që i kemi krijuar? Ata i kemi krijuar nga balta ngjitëse.

    37:11
  12. بَلْ عَجِبْتَ وَيَسْخَرُونَ

    Ti çuditesh (pse ata s’të besojnë), ndërsa ata të përqeshin (pse çuditesh)

    37:12
  13. وَإِذَا ذُكِّرُوا لَا يَذْكُرُونَ

    e, kur u drejtohen këshilla, ata nuk ua vënë veshin.

    37:13
  14. وَإِذَا رَأَوْا آيَةً يَسْتَسْخِرُونَ

    Kur shohin një mrekulli, ata e nxisin njëri-tjetrin për t’u tallur

    37:14
  15. وَقَالُوا إِنْ هَٰذَا إِلَّا سِحْرٌ مُبِينٌ

    dhe thonë: “Kjo s’është gjë tjetër, veçse një magji e kulluar!”

    37:15
  16. أَإِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَامًا أَإِنَّا لَمَبْعُوثُونَ

    (Ata thonë): “Vallë, kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e pluhur, a thua njëmend do të ringjallemi?

    37:16
  17. أَوَآبَاؤُنَا الْأَوَّلُونَ

    Edhe paraardhësit tanë të lashtë?”

    37:17
  18. قُلْ نَعَمْ وَأَنْتُمْ دَاخِرُونَ

    Thuaju: “Po dhe do të jeni të poshtëruar!”

    37:18
  19. فَإِنَّمَا هِيَ زَجْرَةٌ وَاحِدَةٌ فَإِذَا هُمْ يَنْظُرُونَ

    Ai (zëri i bririt të ringjalljes) do të jetë një zë i vetëm dhe të gjithë (mohuesit e ringjallur) do të shohin (se ç’do të bëhet me ta)

    37:19
  20. وَقَالُوا يَا وَيْلَنَا هَٰذَا يَوْمُ الدِّينِ

    dhe do të thonë: “Mjerë për ne, kjo është Dita e Gjykimit!”

    37:20
  21. هَٰذَا يَوْمُ الْفَصْلِ الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تُكَذِّبُونَ

    Po, kjo është Dita e Gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar!

    37:21
  22. احْشُرُوا الَّذِينَ ظَلَمُوا وَأَزْوَاجَهُمْ وَمَا كَانُوا يَعْبُدُونَ

    (Engjëjve do t’u thuhet): “Mblidhini njerëzit e këqij, shokët e tyre (djaj) dhe idhujt që i kanë adhuruar

    37:22
  23. مِنْ دُونِ اللَّهِ فَاهْدُوهُمْ إِلَىٰ صِرَاطِ الْجَحِيمِ

    krahas Allahut e tregojuni atyre rrugën e Zjarrit flakërues!

    37:23

Përkthim: Hasan Nahi