Sure 26 Esh Shuara, ajet 69 – 82

  1. وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ إِبْرَاهِيمَ

    Tregoju atyre historinë e Ibrahimit,

    26:69
  2. إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَا تَعْبُدُونَ

    kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “Çfarë adhuroni ju?

    26:70
  3. قَالُوا نَعْبُدُ أَصْنَامًا فَنَظَلُّ لَهَا عَاكِفِينَ

    Ata u përgjigjën: “Adhurojmë idhujt e përherë u jemi përkushtuar atyre”.

    26:71
  4. قَالَ هَلْ يَسْمَعُونَكُمْ إِذْ تَدْعُونَ

    Ai i pyeti: “A ju dëgjojnë ata kur ju luteni?

    26:72
  5. أَوْ يَنْفَعُونَكُمْ أَوْ يَضُرُّونَ

    A mund t’ju sjellin dobi apo dëm?”

    26:73
  6. قَالُوا بَلْ وَجَدْنَا آبَاءَنَا كَذَٰلِكَ يَفْعَلُونَ

    U përgjigjën: “Jo, por i kemi gjetur të parët tanë që vepronin kështu”.

    26:74
  7. قَالَ أَفَرَأَيْتُمْ مَا كُنْتُمْ تَعْبُدُونَ

    Ai tha: “A keni menduar mirë mbi çfarë keni adhuruar,

    26:75
  8. أَنْتُمْ وَآبَاؤُكُمُ الْأَقْدَمُونَ

    si ju, ashtu edhe të parët tuaj të lashtë?

    26:76
  9. فَإِنَّهُمْ عَدُوٌّ لِي إِلَّا رَبَّ الْعَالَمِينَ

    Në të vërtetë, ata janë armiqtë e mi, përveç Zotit të botëve,

    26:77
  10. الَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهْدِينِ

    i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon (në rrugë të drejtë);

    26:78
  11. وَالَّذِي هُوَ يُطْعِمُنِي وَيَسْقِينِ

    i Cili më ushqen dhe më jep të pi;

    26:79
  12. وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ

    i Cili, kur sëmurem, më shëron;

    26:80
  13. وَالَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحْيِينِ

    i Cili do të bëjë që të vdes e pastaj do të më ringjallë;

    26:81
  14. وَالَّذِي أَطْمَعُ أَنْ يَغْفِرَ لِي خَطِيئَتِي يَوْمَ الدِّينِ

    dhe i Cili, shpresoj se do të m’i falë gabimet e mia në Ditën e Gjykimit!

    26:82

Përkthim: Hasan Nahi