Sure 26 Esh Shuara, ajet 160 – 175

  1. كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ الْمُرْسَلِينَ

    Populli i Lutit i quante gënjeshtarë të dërguarit.

    26:160
  2. إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ

    Kujto kur vëllai i tyre - Luti, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?

    26:161
  3. إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ

    Pa dyshim, unë jam i dërguar i besuar për ju,

    26:162
  4. فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

    andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!

    26:163
  5. وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ

    Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.

    26:164
  6. أَتَأْتُونَ الذُّكْرَانَ مِنَ الْعَالَمِينَ

    Vallë, ju, nga e gjitha bota, iu qaseni meshkujve

    26:165
  7. وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمْ رَبُّكُمْ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ ۚ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ عَادُونَ

    e i lini mënjanë gratë tuaja, të cilat Zoti juaj i ka krijuar bashkëshorte për ju?! Njëmend, ju jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes.”

    26:166
  8. قَالُوا لَئِنْ لَمْ تَنْتَهِ يَا لُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمُخْرَجِينَ

    Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”.

    26:167
  9. قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُمْ مِنَ الْقَالِينَ

    Ai tha: “Unë kam vërtet neveri për atë që bëni ju!

    26:168
  10. رَبِّ نَجِّنِي وَأَهْلِي مِمَّا يَعْمَلُونَ

    O Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”

    26:169
  11. فَنَجَّيْنَاهُ وَأَهْلَهُ أَجْمَعِينَ

    Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij - të gjithë,

    26:170
  12. إِلَّا عَجُوزًا فِي الْغَابِرِينَ

    përveç një plake (gruas së Lutit), e cila mbeti me të tjerët.

    26:171
  13. ثُمَّ دَمَّرْنَا الْآخَرِينَ

    Pastaj, të tjerët i shkatërruam.

    26:172
  14. وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِمْ مَطَرًا ۖ فَسَاءَ مَطَرُ الْمُنْذَرِينَ

    Mbi ata lëshuam një breshëri gurësh. Eh, sa i keq që ishte ai shi, për ata që janë paralajmëruar!

    26:173
  15. إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ

    Sigurisht, në këtë ka këshillë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.

    26:174
  16. وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ

    Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.

    26:175

Përkthim: Hasan Nahi