Sure 26 Esh Shuara, ajet 141 – 159
-
كَذَّبَتْ ثَمُودُ الْمُرْسَلِينَ
Edhe fisi Themud i quante gënjeshtarë të dërguarit.
26:141 -
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ صَالِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Kujto kur vëllai i tyre - Salihu, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?
26:142 -
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ
Pa dyshim, unë jam një i dërguar i besuar për ju,
26:143 -
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ
andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
26:144 -
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ
Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.
26:145 -
أَتُتْرَكُونَ فِي مَا هَاهُنَا آمِنِينَ
Vallë, a mendoni ju, se do të mbeteni këtu të sigurt,
26:146 -
فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ
në kopshte e pranë burimeve,
26:147 -
وَزُرُوعٍ وَنَخْلٍ طَلْعُهَا هَضِيمٌ
në ara me të lashta dhe palma hurmash me fruta të shijshme?
26:148 -
وَتَنْحِتُونَ مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا فَارِهِينَ
Ju i gdhendni shtëpitë në male me mjeshtri të rrallë,
26:149 -
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ
andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua,
26:150 -
وَلَا تُطِيعُوا أَمْرَ الْمُسْرِفِينَ
dhe mos dëgjoni urdhrat e atyre që e teprojnë në të keqe
26:151 -
الَّذِينَ يُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ وَلَا يُصْلِحُونَ
e të cilët bëjnë ngatërresa në Tokë e nuk sjellin përmirësim”.
26:152 -
قَالُوا إِنَّمَا أَنْتَ مِنَ الْمُسَحَّرِينَ
Ata thanë: “Ti je vetëm një i magjepsur!
26:153 -
مَا أَنْتَ إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُنَا فَأْتِ بِآيَةٍ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ
Ti je vetëm një vdekatar - ashtu si ne, andaj na sill një mrekulli, nëse ajo që thua është e vërtetë!”
26:154 -
قَالَ هَٰذِهِ نَاقَةٌ لَهَا شِرْبٌ وَلَكُمْ شِرْبُ يَوْمٍ مَعْلُومٍ
Ai tha: “Ja, kjo është një deve. Ajo do të ketë radhën e saj për të pirë, ashtu si edhe ju, në ditë të caktuara.
26:155 -
وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوءٍ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابُ يَوْمٍ عَظِيمٍ
Mos i bëni kurrfarë të keqeje asaj, se do t’ju godasë dënimi i një Dite të madhe!
26:156 -
فَعَقَرُوهَا فَأَصْبَحُوا نَادِمِينَ
Por ata e therën e pastaj u erdhi keq.
26:157 -
فَأَخَذَهُمُ الْعَذَابُ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ
Dhe kështu, ata i goditi dënimi. Njëmend, në këtë ka këshillë, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.
26:158 -
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ
Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:159
Përkthim: Hasan Nahi