Sure 26 Esh Shuara, ajet 122 – 140

  1. وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ

    Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.

    26:122
  2. كَذَّبَتْ عَادٌ الْمُرْسَلِينَ

    Fisi Ad i quante gënjeshtarë të dërguarit.

    26:123
  3. إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ

    Kujto kur vëllai i tyre - Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?

    26:124
  4. إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ

    Pa dyshim, unë jam i dërguar i besuar për ju,

    26:125
  5. فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

    andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!

    26:126
  6. وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ

    Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.

    26:127
  7. أَتَبْنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ آيَةً تَعْبَثُونَ

    A mos vallë në çdo kodrinë po ngrini përmendore, për t’u tallur,

    26:128
  8. وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمْ تَخْلُدُونَ

    dhe ngrini pallate, sikur do të jetoni gjithmonë?

    26:129
  9. وَإِذَا بَطَشْتُمْ بَطَشْتُمْ جَبَّارِينَ

    Edhe kur përdorni forcën, e shfrytëzoni atë si tiranë.

    26:130
  10. فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

    Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!

    26:131
  11. وَاتَّقُوا الَّذِي أَمَدَّكُمْ بِمَا تَعْلَمُونَ

    Frikësojuni Atij, i Cili ju ka dhuruar ato që i dini:

    26:132
  12. أَمَدَّكُمْ بِأَنْعَامٍ وَبَنِينَ

    ju dhuroi juve bagëti dhe fëmijë,

    26:133
  13. وَجَنَّاتٍ وَعُيُونٍ

    edhe kopshte, edhe burime.

    26:134
  14. إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ

    Unë, me të vërtetë, i trembem për ju dënimit të një Dite të madhe”.

    26:135
  15. قَالُوا سَوَاءٌ عَلَيْنَا أَوَعَظْتَ أَمْ لَمْ تَكُنْ مِنَ الْوَاعِظِينَ

    Ata thanë: “Për ne është njëlloj: na këshillove ose nuk na këshillove ti.

    26:136
  16. إِنْ هَٰذَا إِلَّا خُلُقُ الْأَوَّلِينَ

    Këto janë vetëm doket e popujve të lashtë

    26:137
  17. وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ

    e ne nuk do të jemi të dënuar.”

    26:138
  18. فَكَذَّبُوهُ فَأَهْلَكْنَاهُمْ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ

    Ata e quajtën gënjeshtar atë, andaj Ne i shkatërruam ata. Njëmend, në këtë ka këshillë, por shumica njerëzve nuk janë besimtarë.

    26:139
  19. وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ

    Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.

    26:140

Përkthim: Hasan Nahi