Sure 26 Esh Shuara, ajet 105 – 122

  1. كَذَّبَتْ قَوْمُ نُوحٍ الْمُرْسَلِينَ

    Populli i Nuhut, i quante gënjeshtarë të dërguarit.

    26:105
  2. إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ

    Kujto kur vëllai i tyre - Nuhu, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?

    26:106
  3. إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ

    Në të vërtetë, unë jam një i dërguar i besuar për ju,

    26:107
  4. فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

    andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!

    26:108
  5. وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ

    Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi; mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.

    26:109
  6. فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

    Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!”

    26:110
  7. قَالُوا أَنُؤْمِنُ لَكَ وَاتَّبَعَكَ الْأَرْذَلُونَ

    Ata thanë: “Vallë, a të të besojmë ne ty, ndërkohë që ty po të pasojnë më të ulëtit?”

    26:111
  8. قَالَ وَمَا عِلْمِي بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

    Ai tha: “Unë nuk di ç’kanë bërë ata!

    26:112
  9. إِنْ حِسَابُهُمْ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّي ۖ لَوْ تَشْعُرُونَ

    Llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, a nuk kuptoni?

    26:113
  10. وَمَا أَنَا بِطَارِدِ الْمُؤْمِنِينَ

    Unë nuk do t’i dëboj besimtarët,

    26:114
  11. إِنْ أَنَا إِلَّا نَذِيرٌ مُبِينٌ

    unë jam vetëm paralajmërues i qartë.”

    26:115
  12. قَالُوا لَئِنْ لَمْ تَنْتَهِ يَا نُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمَرْجُومِينَ

    Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të gurëzohesh”.

    26:116
  13. قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوْمِي كَذَّبُونِ

    Ai tha: “O Zoti im, populli im më mohoi,

    26:117
  14. فَافْتَحْ بَيْنِي وَبَيْنَهُمْ فَتْحًا وَنَجِّنِي وَمَنْ مَعِيَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ

    andaj, Ti gjyko mes meje dhe atyre dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua!”

    26:118
  15. فَأَنْجَيْنَاهُ وَمَنْ مَعَهُ فِي الْفُلْكِ الْمَشْحُونِ

    Kështu, Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkën plot,

    26:119
  16. ثُمَّ أَغْرَقْنَا بَعْدُ الْبَاقِينَ

    kurse të tjerët që mbetën pas, i fundosëm.

    26:120
  17. إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ

    Njëmend, në këtë ka këshillë, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.

    26:121
  18. وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ

    Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.

    26:122

Përkthim: Hasan Nahi