Sure 26 Esh Shuara, ajet 10 – 33
-
وَإِذْ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰ أَنِ ائْتِ الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
Kur Allahu e thërriti Musain: “Shko te populli keqbërës,
26:10 -
قَوْمَ فِرْعَوْنَ ۚ أَلَا يَتَّقُونَ
populli i Faraonit! vallë, a nuk po i frikësohen ata Allahut?”
26:11 -
قَالَ رَبِّ إِنِّي أَخَافُ أَنْ يُكَذِّبُونِ
Ai u përgjigj: “O Zoti im, unë kam frikë se do të më quajnë gënjeshtar,
26:12 -
وَيَضِيقُ صَدْرِي وَلَا يَنْطَلِقُ لِسَانِي فَأَرْسِلْ إِلَىٰ هَارُونَ
e zemra do të më ngushtohet, kurse gjuha mund të më lidhet, andaj, dërgoje edhe Harunin (të më ndihmojë).
26:13 -
وَلَهُمْ عَلَيَّ ذَنْبٌ فَأَخَافُ أَنْ يَقْتُلُونِ
Unë jam edhe përgjegjës ndaj tyre për një krim, andaj kam frikë se do të më vrasin”.
26:14 -
قَالَ كَلَّا ۖ فَاذْهَبَا بِآيَاتِنَا ۖ إِنَّا مَعَكُمْ مُسْتَمِعُونَ
Allahu tha: “Kurrsesi! Shkoni që të dy me shenjat Tona. Me të vërtetë, Ne jemi me ju dhe dëgjojmë.
26:15 -
فَأْتِيَا فِرْعَوْنَ فَقُولَا إِنَّا رَسُولُ رَبِّ الْعَالَمِينَ
Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Ne jemi të dërguarit e Zotit të botëve,
26:16 -
أَنْ أَرْسِلْ مَعَنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ
që të lejoni bijtë e Israilit të vijnë me ne!”
26:17 -
قَالَ أَلَمْ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدًا وَلَبِثْتَ فِينَا مِنْ عُمُرِكَ سِنِينَ
Faraoni tha: “Vallë, a nuk të kemi rritur në gjirin tonë si fëmijë?! A nuk ke qëndruar midis nesh shumë vjet të jetës sate?!
26:18 -
وَفَعَلْتَ فَعْلَتَكَ الَّتِي فَعَلْتَ وَأَنْتَ مِنَ الْكَافِرِينَ
E pastaj bëre veprën që ti e di, duke qenë mosmirënjohës?!”
26:19 -
قَالَ فَعَلْتُهَا إِذًا وَأَنَا مِنَ الضَّالِّينَ
Musai tha: “E kam bërë atë, kur nuk kam qenë i udhëzuar.
26:20 -
فَفَرَرْتُ مِنْكُمْ لَمَّا خِفْتُكُمْ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكْمًا وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُرْسَلِينَ
Pastaj ika prej jush, kur u frikësova prej jush dhe Zoti im më dhuroi mençuri dhe më bëri një nga të dërguarit.
26:21 -
وَتِلْكَ نِعْمَةٌ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنْ عَبَّدْتَ بَنِي إِسْرَائِيلَ
A e quan mirësi atë që më bëre mua, ndërkohë që bijtë e Israilit (popullin tim) i bëre skllevër”?
26:22 -
قَالَ فِرْعَوْنُ وَمَا رَبُّ الْعَالَمِينَ
Faraoni e pyeti: “E ç’është Zoti i botëve?”
26:23 -
قَالَ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِنْ كُنْتُمْ مُوقِنِينَ
(Musai) u përgjigj: “Është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse besoni me bindje”.
26:24 -
قَالَ لِمَنْ حَوْلَهُ أَلَا تَسْتَمِعُونَ
(Faraoni) u tha atyre rreth vetes: “Vallë, a nuk po dëgjoni?!”
26:25 -
قَالَ رَبُّكُمْ وَرَبُّ آبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ
Ai tha: “Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj.”
26:26 -
قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ الَّذِي أُرْسِلَ إِلَيْكُمْ لَمَجْنُونٌ
(Faraoni) tha: “Me të vërtetë, i Dërguari që ju është sjellë, është i çmendur”.
26:27 -
قَالَ رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِنْ كُنْتُمْ تَعْقِلُونَ
(Musai) tha: “Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse kuptoni.
26:28 -
قَالَ لَئِنِ اتَّخَذْتَ إِلَٰهًا غَيْرِي لَأَجْعَلَنَّكَ مِنَ الْمَسْجُونِينَ
(Faraoni) tha: “Nëse ti merr për zot tjetërkënd, përveç meje, me siguri, do të të fus në burg!”
26:29 -
قَالَ أَوَلَوْ جِئْتُكَ بِشَيْءٍ مُبِينٍ
(Musai) u përgjigj: “Vallë, edhe pasi të të kem sjellë mrekulli të qartë? “
26:30 -
قَالَ فَأْتِ بِهِ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ
(Faraoni) tha: “Tregoje pra, nëse thua të vërtetën!”
26:31 -
فَأَلْقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعْبَانٌ مُبِينٌ
(Musai) lëshoi shkopin e vet e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë!
26:32 -
وَنَزَعَ يَدَهُ فَإِذَا هِيَ بَيْضَاءُ لِلنَّاظِرِينَ
Pastaj nxori dorën e vet dhe ajo, menjëherë u duk e bardhë para shikuesve!
26:33
Përkthim: Hasan Nahi