Sure 23 El Muminun, ajet 1 – 6
-
قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ
Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët,
23:1 -
الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ
të cilët janë të përulur në namazin e tyre,
23:2 -
وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ
të cilët shmangen nga fjalët e kota,
23:3 -
وَالَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَاةِ فَاعِلُونَ
të cilët japin zekatin,
23:4 -
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ
të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),
23:5 -
إِلَّا عَلَىٰ أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ
përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim dhe, për këtë, nuk janë fajtorë,
23:6
Përkthim: Hasan Nahi