Sure 20 Taha, ajet 90 – 104

  1. وَلَقَدْ قَالَ لَهُمْ هَارُونُ مِنْ قَبْلُ يَا قَوْمِ إِنَّمَا فُتِنْتُمْ بِهِ ۖ وَإِنَّ رَبَّكُمُ الرَّحْمَٰنُ فَاتَّبِعُونِي وَأَطِيعُوا أَمْرِي

    Ndërkohë, Haruni u kishte thënë atyre qysh më parë: “O populli im! Kjo është vetëm një provë për ju! Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ndiqmëni mua dhe dëgjoni urdhrin tim!”

    20:90
  2. قَالُوا لَنْ نَبْرَحَ عَلَيْهِ عَاكِفِينَ حَتَّىٰ يَرْجِعَ إِلَيْنَا مُوسَىٰ

    Ata u përgjigjën: “Ne do t’i lutemi atij, derisa të na kthehet Musai”.

    20:91
  3. قَالَ يَا هَارُونُ مَا مَنَعَكَ إِذْ رَأَيْتَهُمْ ضَلُّوا

    (Musai) tha: “O Harun, ç’të pengoi ty, kur i pe ata se kishin humbur,

    20:92
  4. أَلَّا تَتَّبِعَنِ ۖ أَفَعَصَيْتَ أَمْرِي

    që të vije tek unë?! A mos e kundërshtove urdhrin tim?”

    20:93
  5. قَالَ يَا ابْنَ أُمَّ لَا تَأْخُذْ بِلِحْيَتِي وَلَا بِرَأْسِي ۖ إِنِّي خَشِيتُ أَنْ تَقُولَ فَرَّقْتَ بَيْنَ بَنِي إِسْرَائِيلَ وَلَمْ تَرْقُبْ قَوْلِي

    (Haruni) tha: “O biri i nënës sime, mos më kap për mjekre e as për koke! Unë kisha frikë se do të thoshe: Ke mbjellë përçarje midis bijve të Israilit e nuk i ke mbajtur porositë e mia”.

    20:94
  6. قَالَ فَمَا خَطْبُكَ يَا سَامِرِيُّ

    (Musai) tha: “Si është puna jote, o Samiri?”

    20:95
  7. قَالَ بَصُرْتُ بِمَا لَمْ يَبْصُرُوا بِهِ فَقَبَضْتُ قَبْضَةً مِنْ أَثَرِ الرَّسُولِ فَنَبَذْتُهَا وَكَذَٰلِكَ سَوَّلَتْ لِي نَفْسِي

    (Samiriu) u përgjigj: “Unë pashë atë, që ata nuk e panë. Mora një grusht nga gjurmët e të Dërguarit dhe atë e hodha mbi viçin dhe kështu më nxiti vetja (e keqja) ime”.

    20:96
  8. قَالَ فَاذْهَبْ فَإِنَّ لَكَ فِي الْحَيَاةِ أَنْ تَقُولَ لَا مِسَاسَ ۖ وَإِنَّ لَكَ مَوْعِدًا لَنْ تُخْلَفَهُ ۖ وَانْظُرْ إِلَىٰ إِلَٰهِكَ الَّذِي ظَلْتَ عَلَيْهِ عَاكِفًا ۖ لَنُحَرِّقَنَّهُ ثُمَّ لَنَنْسِفَنَّهُ فِي الْيَمِّ نَسْفًا

    (Musai) tha: “Atëherë ik! Tërë jetën do të të duhet të thuash: ‘Mos më prekni’. Por të është caktuar një premtim, i cili doemos do të zbatohet. Shikoje zotin tënd që ti e ke adhuruar vazhdimisht: Ne do ta djegim e pastaj do ta hedhim në det hirin e tij.

    20:97
  9. إِنَّمَا إِلَٰهُكُمُ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ وَسِعَ كُلَّ شَيْءٍ عِلْمًا

    Në të vërtetë, Zoti juaj është vetëm Allahu; s’ka zot tjetër përveç Tij; dituria e Tij përfshin çdo gjë”.

    20:98
  10. كَذَٰلِكَ نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنْبَاءِ مَا قَدْ سَبَقَ ۚ وَقَدْ آتَيْنَاكَ مِنْ لَدُنَّا ذِكْرًا

    Kështu pra, Ne po të të tregojmë ty (o Muhamed) disa histori të së kaluarës. Ky (Kuran) që të kemi dhënë, është një Këshillë nga ana Jonë.

    20:99
  11. مَنْ أَعْرَضَ عَنْهُ فَإِنَّهُ يَحْمِلُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وِزْرًا

    Kush shmanget nga ai, në Ditën e Kiametit do të mbartë ngarkesë të rëndë,

    20:100
  12. خَالِدِينَ فِيهِ ۖ وَسَاءَ لَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ حِمْلًا

    që do t’u mbetet përherë. Sa barrë e keqe që do të jetë ajo në Ditën e Kiametit!

    20:101
  13. يَوْمَ يُنْفَخُ فِي الصُّورِ ۚ وَنَحْشُرُ الْمُجْرِمِينَ يَوْمَئِذٍ زُرْقًا

    Ditën, kur do të fryhet në Sur, pikërisht atë Ditë do t’i tubojmë të ligjtë me sy të zgurdulluar,

    20:102
  14. يَتَخَافَتُونَ بَيْنَهُمْ إِنْ لَبِثْتُمْ إِلَّا عَشْرًا

    duke i pëshpëritur njëri-tjetrit: “Ju keni qëndruar (në dynja) vetëm dhjetë ditë.”

    20:103
  15. نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذْ يَقُولُ أَمْثَلُهُمْ طَرِيقَةً إِنْ لَبِثْتُمْ إِلَّا يَوْمًا

    Ne e dimë më mirë se ç’do të thonë ata (në Ditën e Kiametit), kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Ju keni qëndruar vetëm një ditë.”

    20:104

Përkthim: Hasan Nahi