Sure 20 Taha, ajet 25 – 54

  1. قَالَ رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي

    (Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim,

    20:25
  2. وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي

    lehtësoma punën time,

    20:26
  3. وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِنْ لِسَانِي

    dhe zgjidhma nyjën e gjuhës sime,

    20:27
  4. يَفْقَهُوا قَوْلِي

    që ata të kuptojnë fjalën time!

    20:28
  5. وَاجْعَلْ لِي وَزِيرًا مِنْ أَهْلِي

    Më jep një ndihmës nga familja ime,

    20:29
  6. هَارُونَ أَخِي

    Harunin, vëllanë tim!

    20:30
  7. اشْدُدْ بِهِ أَزْرِي

    Ma rrit fuqinë nëpërmjet atij

    20:31
  8. وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي

    dhe bëma ortak në punën time,

    20:32
  9. كَيْ نُسَبِّحَكَ كَثِيرًا

    që të thurim shumë lavde për Ty

    20:33
  10. وَنَذْكُرَكَ كَثِيرًا

    e të të përmendim Ty vazhdimisht!

    20:34
  11. إِنَّكَ كُنْتَ بِنَا بَصِيرًا

    Vërtet, Ti do të jesh gjithnjë Mbikëqyrësi ynë”.

    20:35
  12. قَالَ قَدْ أُوتِيتَ سُؤْلَكَ يَا مُوسَىٰ

    (Allahu) tha: “Kërkesa jote u plotësua, o Musa!

    20:36
  13. وَلَقَدْ مَنَنَّا عَلَيْكَ مَرَّةً أُخْرَىٰ

    Edhe më parë, Ne të kemi bërë mirë ty,

    20:37
  14. إِذْ أَوْحَيْنَا إِلَىٰ أُمِّكَ مَا يُوحَىٰ

    kur i frymëzuam nënës tënde atë që iu frymëzua:

    20:38
  15. أَنِ اقْذِفِيهِ فِي التَّابُوتِ فَاقْذِفِيهِ فِي الْيَمِّ فَلْيُلْقِهِ الْيَمُّ بِالسَّاحِلِ يَأْخُذْهُ عَدُوٌّ لِي وَعَدُوٌّ لَهُ ۚ وَأَلْقَيْتُ عَلَيْكَ مَحَبَّةً مِنِّي وَلِتُصْنَعَ عَلَىٰ عَيْنِي

    “Vëre atë (foshnjën) në një sënduk e hidhe në lumë! Lumi do ta nxjerrë në breg e atë do ta marrë një armik Imi dhe armik i tij.” Unë kam hedhur në ty dashurinë Time, që të rritesh nën Syrin (kujdesin) Tim.

    20:39
  16. إِذْ تَمْشِي أُخْتُكَ فَتَقُولُ هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَىٰ مَنْ يَكْفُلُهُ ۖ فَرَجَعْنَاكَ إِلَىٰ أُمِّكَ كَيْ تَقَرَّ عَيْنُهَا وَلَا تَحْزَنَ ۚ وَقَتَلْتَ نَفْسًا فَنَجَّيْنَاكَ مِنَ الْغَمِّ وَفَتَنَّاكَ فُتُونًا ۚ فَلَبِثْتَ سِنِينَ فِي أَهْلِ مَدْيَنَ ثُمَّ جِئْتَ عَلَىٰ قَدَرٍ يَا مُوسَىٰ

    Kur shkoi motra jote e tha: “A doni t’ju tregoj dikë që do të kujdeset për atë?”, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më. Pastaj ti vrave një njeri, por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të vumë në sprova të shumta. Ti qëndrove me vite të tëra midis banorëve të Medjenit, pastaj erdhe sipas porosisë së caktuar, o Musa!

    20:40
  17. وَاصْطَنَعْتُكَ لِنَفْسِي

    Unë të kam zgjedhur ty për Vete.

    20:41
  18. اذْهَبْ أَنْتَ وَأَخُوكَ بِآيَاتِي وَلَا تَنِيَا فِي ذِكْرِي

    Shkoni ti dhe vëllai yt me mrekullitë e Mia dhe mos reshtni së përmenduri Mua!

    20:42
  19. اذْهَبَا إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَىٰ

    Shkoni te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë!

    20:43
  20. فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَيِّنًا لَعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَىٰ

    Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet a frikësohet!”

    20:44
  21. قَالَا رَبَّنَا إِنَّنَا نَخَافُ أَنْ يَفْرُطَ عَلَيْنَا أَوْ أَنْ يَطْغَىٰ

    Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne kemi frikë se ai do të na dënojë menjëherë ose do të ndërkrehet më tepër”.

    20:45
  22. قَالَ لَا تَخَافَا ۖ إِنَّنِي مَعَكُمَا أَسْمَعُ وَأَرَىٰ

    (Allahu) tha: “Mos u frikësoni! Në të vërtetë, Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.

    20:46
  23. فَأْتِيَاهُ فَقُولَا إِنَّا رَسُولَا رَبِّكَ فَأَرْسِلْ مَعَنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ وَلَا تُعَذِّبْهُمْ ۖ قَدْ جِئْنَاكَ بِآيَةٍ مِنْ رَبِّكَ ۖ وَالسَّلَامُ عَلَىٰ مَنِ اتَّبَعَ الْهُدَىٰ

    Shkoni tek ai dhe i thoni: “Ne të dy jemi të dërguarit e Zotit tënd, lëshoji të bijtë e Israilit që të vijnë me ne dhe mos i mundo! Ne të kemi sjellë ty një shenjë nga Zoti yt. Paqe mbi atë që ndjek rrugën e drejtë!

    20:47
  24. إِنَّا قَدْ أُوحِيَ إِلَيْنَا أَنَّ الْعَذَابَ عَلَىٰ مَنْ كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ

    Vërtet, neve na është shpallur se dënimi do të godasë këdo, që (i) mohon (shenjat e Allahut) dhe (i) kthen shpinën (të dërguarve të Tij)”.

    20:48
  25. قَالَ فَمَنْ رَبُّكُمَا يَا مُوسَىٰ

    (Faraoni) tha: “E, kush është Zoti juaj, o Musa?”

    20:49
  26. قَالَ رَبُّنَا الَّذِي أَعْطَىٰ كُلَّ شَيْءٍ خَلْقَهُ ثُمَّ هَدَىٰ

    (Musai) tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar”.

    20:50
  27. قَالَ فَمَا بَالُ الْقُرُونِ الْأُولَىٰ

    (Faraoni) tha: “Si është gjendja e brezave të mëparshëm”?

    20:51
  28. قَالَ عِلْمُهَا عِنْدَ رَبِّي فِي كِتَابٍ ۖ لَا يَضِلُّ رَبِّي وَلَا يَنْسَى

    (Musai) tha: “Dijenia lidhur me ta gjendet te Zoti im, në Libër. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron!”

    20:52
  29. الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ مَهْدًا وَسَلَكَ لَكُمْ فِيهَا سُبُلًا وَأَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجْنَا بِهِ أَزْوَاجًا مِنْ نَبَاتٍ شَتَّىٰ

    Është Ai që Tokën e ka bërë shtrat për ju, që ju ka shtruar rrugët nëpër të dhe që lëshon ujë nga qielli, me qëllim që, nëpërmjet tij, të rriten shumë lloje bimësh të ndryshme.

    20:53
  30. كُلُوا وَارْعَوْا أَنْعَامَكُمْ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِأُولِي النُّهَىٰ

    Hani dhe kullotni bagëtinë tuaj! Këto, me të vërtetë, janë shenja për ata që janë mendarë.

    20:54

Përkthim: Hasan Nahi