Sure 20 Taha, ajet 1 – 24

  1. طه

    Tâ, Hâ.

    20:1
  2. مَا أَنْزَلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ لِتَشْقَىٰ

    Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar,

    20:2
  3. إِلَّا تَذْكِرَةً لِمَنْ يَخْشَىٰ

    por që të jetë kujtesë për atë që ka frikë (nga Allahu).

    20:3
  4. تَنْزِيلًا مِمَّنْ خَلَقَ الْأَرْضَ وَالسَّمَاوَاتِ الْعُلَى

    Ai është zbritur nga Krijuesi i Tokës e i qiejve të lartë.

    20:4
  5. الرَّحْمَٰنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَىٰ

    I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).

    20:5
  6. لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَمَا تَحْتَ الثَّرَىٰ

    Atij i përket ç’ka në qiej e ç’ka në Tokë, si dhe gjithçka që gjendet midis tyre e gjithçka që ndodhet nën tokë.

    20:6
  7. وَإِنْ تَجْهَرْ بِالْقَوْلِ فَإِنَّهُ يَعْلَمُ السِّرَّ وَأَخْفَى

    Edhe nëse ti flet me zë të lartë, (është e kotë, sepse) Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta.

    20:7
  8. اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ

    Allahu, nuk ka zot tjetër përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur.

    20:8
  9. وَهَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ مُوسَىٰ

    A e ke dëgjuar historinë e Musait?

    20:9
  10. إِذْ رَأَىٰ نَارًا فَقَالَ لِأَهْلِهِ امْكُثُوا إِنِّي آنَسْتُ نَارًا لَعَلِّي آتِيكُمْ مِنْهَا بِقَبَسٍ أَوْ أَجِدُ عَلَى النَّارِ هُدًى

    Kur pa një zjarr, ai i tha familjes së vet: “Rrini këtu, sepse pashë një zjarr! Ndoshta mund t’ju sjell një urë të ndezur ose të gjej pranë tij ndonjë udhërrëfyes”.

    20:10
  11. فَلَمَّا أَتَاهَا نُودِيَ يَا مُوسَىٰ

    Kur arriti te zjarri, një zë e thirri: “O Musa!

    20:11
  12. إِنِّي أَنَا رَبُّكَ فَاخْلَعْ نَعْلَيْكَ ۖ إِنَّكَ بِالْوَادِ الْمُقَدَّسِ طُوًى

    Në të vërtetë, Unë jam Zoti yt! Prandaj, hiqi nallanet, sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë.

    20:12
  13. وَأَنَا اخْتَرْتُكَ فَاسْتَمِعْ لِمَا يُوحَىٰ

    Unë të kam zgjedhur ty, prandaj dëgjo atë që po të shpallet!

    20:13
  14. إِنَّنِي أَنَا اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدْنِي وَأَقِمِ الصَّلَاةَ لِذِكْرِي

    Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!

    20:14
  15. إِنَّ السَّاعَةَ آتِيَةٌ أَكَادُ أُخْفِيهَا لِتُجْزَىٰ كُلُّ نَفْسٍ بِمَا تَسْعَىٰ

    Ora (e Kiametit) do të vijë me siguri, por Unë e mbaj tepër të fshehur, që secili të shpërblehet për atë që ka bërë.

    20:15
  16. فَلَا يَصُدَّنَّكَ عَنْهَا مَنْ لَا يُؤْمِنُ بِهَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ فَتَرْدَىٰ

    Prandaj, mos e lër atë që nuk beson në të (Ditën e Kiametit) dhe që jepet pas epsheve të veta të të nxjerrë (nga rruga e drejtë), përndryshe do të humbisje.

    20:16
  17. وَمَا تِلْكَ بِيَمِينِكَ يَا مُوسَىٰ

    Ç’është ajo që mban në dorën e djathtë o Musa?”

    20:17
  18. قَالَ هِيَ عَصَايَ أَتَوَكَّأُ عَلَيْهَا وَأَهُشُّ بِهَا عَلَىٰ غَنَمِي وَلِيَ فِيهَا مَآرِبُ أُخْرَىٰ

    Ai u përgjigj: “Ky është shkopi im, me të cilin mbahem dhe shkund gjethe për dhentë e mia; më shërben edhe për punë të tjera.”

    20:18
  19. قَالَ أَلْقِهَا يَا مُوسَىٰ

    (Allahu) i tha: “Hidhe atë, Musa!”

    20:19
  20. فَأَلْقَاهَا فَإِذَا هِيَ حَيَّةٌ تَسْعَىٰ

    Ai e hodhi atë dhe, menjëherë, (shkopi) u bë gjarpër që zvarritej.

    20:20
  21. قَالَ خُذْهَا وَلَا تَخَفْ ۖ سَنُعِيدُهَا سِيرَتَهَا الْأُولَىٰ

    (Allahu) i tha: “Merre atë dhe mos u frikëso! Ne do ta kthejmë në gjendjen e tij të mëparshme.

    20:21
  22. وَاضْمُمْ يَدَكَ إِلَىٰ جَنَاحِكَ تَخْرُجْ بَيْضَاءَ مِنْ غَيْرِ سُوءٍ آيَةً أُخْرَىٰ

    Fute dorën tënde nën sqetull: ajo do të dalë e bardhë, pa kurrfarë sëmundjeje. Ja, kjo është një shenjë tjetër,

    20:22
  23. لِنُرِيَكَ مِنْ آيَاتِنَا الْكُبْرَى

    për të të treguar ty të tjera mrekulli Tonat edhe më të mëdha!

    20:23
  24. اذْهَبْ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَىٰ

    Shko te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë”.

    20:24

Përkthim: Hasan Nahi