Sure 18 El Kehf, ajet 54 – 59

  1. وَلَقَدْ صَرَّفْنَا فِي هَٰذَا الْقُرْآنِ لِلنَّاسِ مِنْ كُلِّ مَثَلٍ ۚ وَكَانَ الْإِنْسَانُ أَكْثَرَ شَيْءٍ جَدَلًا

    Sigurisht, në këtë Kuran, Ne u kemi shpjeguar njerëzve çdo lloj shembulli, por njeriu kundërshton më tepër se çdo krijesë tjetër.

    18:54
  2. وَمَا مَنَعَ النَّاسَ أَنْ يُؤْمِنُوا إِذْ جَاءَهُمُ الْهُدَىٰ وَيَسْتَغْفِرُوا رَبَّهُمْ إِلَّا أَنْ تَأْتِيَهُمْ سُنَّةُ الْأَوَّلِينَ أَوْ يَأْتِيَهُمُ الْعَذَابُ قُبُلًا

    Çfarë i pengon njerëzit të besojnë, kur u vjen udhëzimi - dhe të kërkojnë falje nga Zoti i tyre?! Apo presin vetëm që të pësojnë fatin e popujve të parë ose që t’u vijë dënimi i hapët?!

    18:55
  3. وَمَا نُرْسِلُ الْمُرْسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ ۚ وَيُجَادِلُ الَّذِينَ كَفَرُوا بِالْبَاطِلِ لِيُدْحِضُوا بِهِ الْحَقَّ ۖ وَاتَّخَذُوا آيَاتِي وَمَا أُنْذِرُوا هُزُوًا

    Ne i çojmë të dërguarit vetëm si përcjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues. Por mohuesit (e besimit) polemizojnë me argumente të rreme për ta dobësuar të Vërtetën, ndërsa shenjat dhe paralajmërimet e Mia i marrin për tallje.

    18:56
  4. وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنْ ذُكِّرَ بِآيَاتِ رَبِّهِ فَأَعْرَضَ عَنْهَا وَنَسِيَ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ ۚ إِنَّا جَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَنْ يَفْقَهُوهُ وَفِي آذَانِهِمْ وَقْرًا ۖ وَإِنْ تَدْعُهُمْ إِلَى الْهُدَىٰ فَلَنْ يَهْتَدُوا إِذًا أَبَدًا

    Kush është më i padrejtë se ai që, kur ia kujtojnë shpalljet e Zotit të vet, largohet nga ato dhe harron se ç’kanë bërë duart e tij më parë?! Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin), dhe ua kemi rënduar veshët. Edhe sikur ti t’i thërrasësh ata në rrugën e drejtë, ata kurrë nuk do të udhëzohen.

    18:57
  5. وَرَبُّكَ الْغَفُورُ ذُو الرَّحْمَةِ ۖ لَوْ يُؤَاخِذُهُمْ بِمَا كَسَبُوا لَعَجَّلَ لَهُمُ الْعَذَابَ ۚ بَلْ لَهُمْ مَوْعِدٌ لَنْ يَجِدُوا مِنْ دُونِهِ مَوْئِلًا

    Por Zoti yt është Falësi plot mëshirë. Sikur t’i dënonte ata për çfarë kanë bërë, Ai do t’ua shpejtonte dënimin. Por ata i pret një çast i caktuar, nga i cili kurrë nuk do të shpëtojnë.

    18:58
  6. وَتِلْكَ الْقُرَىٰ أَهْلَكْنَاهُمْ لَمَّا ظَلَمُوا وَجَعَلْنَا لِمَهْلِكِهِمْ مَوْعِدًا

    Ato qytete Ne i shkatërruam kur banorët e tyre bënë të këqija dhe, për shkatërrimin e tyre, Ne kishim caktuar një afat.

    18:59

Përkthim: Hasan Nahi