Sure 13 Er Rad, ajet 27 – 31

  1. وَيَقُولُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوْلَا أُنْزِلَ عَلَيْهِ آيَةٌ مِنْ رَبِّهِ ۗ قُلْ إِنَّ اللَّهَ يُضِلُّ مَنْ يَشَاءُ وَيَهْدِي إِلَيْهِ مَنْ أَنَابَ

    Jobesimtarët thonë: “Pse nuk i dërgohet atij (Muhamedit a.s.) një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Me të vërtetë, Allahu shpie në humbje ata që Ai do, ndërsa udhëzon në rrugë të drejtë ata që kthehen tek Ai,

    13:27
  2. الَّذِينَ آمَنُوا وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُمْ بِذِكْرِ اللَّهِ ۗ أَلَا بِذِكْرِ اللَّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ

    ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”

    13:28
  3. الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ طُوبَىٰ لَهُمْ وَحُسْنُ مَآبٍ

    Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ka çdo mirësi dhe vendbanim të mrekullueshëm!

    13:29
  4. كَذَٰلِكَ أَرْسَلْنَاكَ فِي أُمَّةٍ قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلِهَا أُمَمٌ لِتَتْلُوَ عَلَيْهِمُ الَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ وَهُمْ يَكْفُرُونَ بِالرَّحْمَٰنِ ۚ قُلْ هُوَ رَبِّي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ مَتَابِ

    Dhe, kështu Ne të dërguam ty tek një popull, para të cilit kanë kaluar shumë popuj, që ti t’u lexosh atyre shpalljen që të kemi dhënë, sepse ata nuk e besojnë të Gjithëmëshirshmin. Thuaj: “Ai është Zoti im, s’ka zot tjetër përveç Tij; tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem”!

    13:30
  5. وَلَوْ أَنَّ قُرْآنًا سُيِّرَتْ بِهِ الْجِبَالُ أَوْ قُطِّعَتْ بِهِ الْأَرْضُ أَوْ كُلِّمَ بِهِ الْمَوْتَىٰ ۗ بَلْ لِلَّهِ الْأَمْرُ جَمِيعًا ۗ أَفَلَمْ يَيْأَسِ الَّذِينَ آمَنُوا أَنْ لَوْ يَشَاءُ اللَّهُ لَهَدَى النَّاسَ جَمِيعًا ۗ وَلَا يَزَالُ الَّذِينَ كَفَرُوا تُصِيبُهُمْ بِمَا صَنَعُوا قَارِعَةٌ أَوْ تَحُلُّ قَرِيبًا مِنْ دَارِهِمْ حَتَّىٰ يَأْتِيَ وَعْدُ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُخْلِفُ الْمِيعَادَ

    (Idhujtarët e Mekës thonë:) Sikur të kishte një Kuran me të cilin të lëviznin malet ose të copëtohej toka, ose të flisnin të vdekurit (që të besojmë Muhamedin)? Jo, e gjithë çështja i takon (vetëm) Allahut. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë se sikur të donte Allahu, do t’i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim)?! Kurse, jobesimtarët (e Mekës), për atë që kanë bërë, vazhdon t’i godasë shkatërrimi apo të bjerë pranë shtëpive të tyre, derisa të kryhet premtimi i Allahut. Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij.

    13:31

Përkthim: Hasan Nahi