Sure 107 Al-Ma'un (The Small Kindnesses), ajet 1 – 7

  1. أَرَأَيْتَ الَّذِي يُكَذِّبُ بِالدِّينِ

    A e ke parë atë që mohon Ditën e Llogarisë?

    107:1
  2. فَذَٰلِكَ الَّذِي يَدُعُّ الْيَتِيمَ

    Ky është ai që i dëbon ashpër jetimët

    107:2
  3. وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ الْمِسْكِينِ

    dhe nuk nxit që t’i jepet ushqim të varfrit.

    107:3
  4. فَوَيْلٌ لِلْمُصَلِّينَ

    Mjerë për ata, të cilët kur falen,

    107:4
  5. الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ

    janë të pakujdesshëm për namazet,

    107:5
  6. الَّذِينَ هُمْ يُرَاءُونَ

    të cilët duan vetëm që të duken

    107:6
  7. وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُونَ

    dhe nuk u japin ndihmë nevojtarëve.

    107:7

Përkthim: Hasan Nahi