Sure 100 El Adijat, ajet 1 – 11
-
وَالْعَادِيَاتِ ضَبْحًا
Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur,
100:1 -
فَالْمُورِيَاتِ قَدْحًا
që nxjerrin xixa nga thundrat
100:2 -
فَالْمُغِيرَاتِ صُبْحًا
dhe trokojnë për sulm në mëngjes,
100:3 -
فَأَثَرْنَ بِهِ نَقْعًا
duke çuar re pluhuri,
100:4 -
فَوَسَطْنَ بِهِ جَمْعًا
ndërsa çajnë armikun në dysh,
100:5 -
إِنَّ الْإِنْسَانَ لِرَبِّهِ لَكَنُودٌ
se njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet,
100:6 -
وَإِنَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٌ
dhe ai, pa dyshim, këtë e dëshmon.
100:7 -
وَإِنَّهُ لِحُبِّ الْخَيْرِ لَشَدِيدٌ
Vërtet, ai është i babëzitur për pasuri.
100:8 -
أَفَلَا يَعْلَمُ إِذَا بُعْثِرَ مَا فِي الْقُبُورِ
Vallë, a nuk e di ai se kur të nxirren jashtë ata që gjenden në varre
100:9 -
وَحُصِّلَ مَا فِي الصُّدُورِ
dhe, kur të dalë në shesh ajo që është në gjokse,
100:10 -
إِنَّ رَبَّهُمْ بِهِمْ يَوْمَئِذٍ لَخَبِيرٌ
Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë di çdo gjë për ta?!
100:11
Përkthim: Hasan Nahi